Kosova
SHBA i kërkon Serbisë njohjen e Pavarësisë së Kosovës
Tutje, përfaqësuesi amerikan në OKB tha se formimi i Ushtrisë është e drejtë sovrane e Kosovës
Rodney Hunter, Koordinatori Politik në misionin e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, ka thënë se njohja e Pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë, dhe anasjelltas, është e ardhmja.
“Siguria e Kosovës sigurohet më së miri duke i normalizuar marrëdhëniet me Serbinë. Dialogu duhet të jetë prioritet i të dyja vendeve. Dhe ne i inkurajojmë të dyja palët që të heqin çdo pengesë dhe të mos ndërmarrin veprime provokuese që pengojnë kthimin në tavolinën e negociatave dhe arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse normalizimi. Inkurajojmë edhe Kosovën edhe Serbinë të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të ulur tensionet dhe të krijojnë kushte për progres të menjëhershëm në dialogun për normalizim. Ne i nxisim Kosovën dhe Serbinë të njohin vlerën e përkushtimit të plotë ndaj normalizimit, që do të sjellë përfitime të mëdha për njerëzit, ekonomitë dhe paqen e sigurinë për të dyja palët. Njohja e ndërsjellë dhe normalizimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës është e ardhmja, dhe të gjitha palët do të përfitojnë nga njohja dhe përqafimi i atij realiteti”, theksoi Hunter, raporton Koha.net.
Tutje, përfaqësuesi amerikan në OKB tha se formimi i Ushtrisë është e drejtë sovrane e Kosovës, përcjell albinfo.ch.
“SHBA-ja rikonfirmon mbështetjen e saj për tranzicion gradual dhe transparent në një forcë profesionale, multietnike, në përputhje me standardet e NATO-s që u shërben dhe reflekton tek të gjitha komunitetet në Kosovë. Legjislacioni i kaluar nga Kuvendi i Kosovës javën e kaluar është në pajtim të plotë me Rezolutën 1244. Është e drejtë sovrane e Kosovës për të themeluar dhe pasur një forcë të armatosur”, tha ai.
“Rezoluta 1244 ka autorizuar themelimin e një prezence të sigurisë ndërkombëtare në Kosovë dhe e angazhoi atë me demilitarizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe grupeve tjera të armatosura shqiptare të Kosovës. Këto provizione nuk aplikohen për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Forca e Sigurisë së Kosovës nuk është as ‘UÇK’ e as ‘grup i armatosur shqiptar i Kosovës’. Forca e Sigurisë së Kosovës është forcë e ndarë, multietnike e themeluar pas pavarësisë së Kosovës më 2008, të cilën Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë qartazi vendosi më 2010 se nuk shkel ligjin ndërkombëtar apo Rezolutën 1244”, potencoi Hunter, raporton Koha.net.
Sipas tij, votimi i 14 dhjetorit në Kuvendin e Kosovës për shndërrimin e FSK-së në Ushtri “nuk sjell ndonjë ndryshim të menjëhershëm në strukturë, mision apo operacione të forcës”.
“Por, ishte hapi i parë, që përfaqëson nisjen e punës praktike të vazhdueshme të ndërtimit të një force multietnike në pajtim me planin transitor 10 vjeçar të Qeverisë së Kosovës. Ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që të vazhdojë bashkëpunimin e saj të ngushtë me aleatët e NATO-s dhe të angazhohet në sigurinë e komuniteteve pakicë tani dhe përgjatë procesit”.
“Ne presim që Qeveria e Kosovës t’i përmbahet të gjitha marrëveshjeve ekzistuese dhe përkushtimeve të bëra në lidhje me lëvizjet e trupave dhe operacionet e forcave në Kosovë, në veçanti përkushtimin e Kosovës të vitit 2013 ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s se çdo operacion në veriun e Kosovës kërkon konsultime me Komandantin e KFOR-it”, ka theksuar Rodney Hunter, Koordinatori Politik në misionin e SHBA-së në Kombet e Bashkuara.
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











