Lajme
SHBA-ja rikthehet në UNESCO
Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara, Jill Biden, njoftoi kthimin e vendit të saj në organin kulturor dhe arsimor të Kombeve të Bashkuara, UNESCO, në selinë e organizatës në Paris, një qytet i njohur për kontributet e tij kulturore. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Anita Powell, njofton nga Shtëpia e Bardhë.
Zonja e parë Jill Biden mori pjesë në një ceremonin e ngritjes së flamurit, në selinë e UNESCO-s në Paris të martën, duke shënuar kështu rikthimin zyrtar të Uashingtonit në agjencinë e OKB-së pas një largimi të debatueshëm pesëvjeçar.
“Jam e nderuar të bashkohem sot me ju, ndërsa ngremë flamurin e Shteteve të Bashkuara, një simbol i përkushtimit tonë për bashkëpunimin dhe paqen globale. Shtetet e Bashkuara janë krenare që rikthehen si një shtet anëtar i UNESCO-s. Zonja Drejtore e Përgjithshme, ju keni punuar me përkushtim për të na ndihmuar të realizojmë këtë qëllim”, tha Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara.
Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga UNESCO-ja, duke pretenduar se organizata ishte e njëanshme me qëndrime kundër Izraelit, pasi pranoi Palestinën si anëtare. Palestina nuk është një shtet i njohur nga OKB-ja.
Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën ka përcaktuar si objekte me një rëndësi të veçantë kulturore 1,157 objekte në mbarë botën, duke përfshirë qytetin e lashtë të Betlehemit, teknikisht në Izrael, por i klasifikuar nga UNESCO si në Palestinë.
Komiteti Hebraik Amerikan i tha Zërit të Amerikës se ata e mbështesin vendimin e Shteteve të Bashkuara për t’u rikthyer në UNESCO, pavarësisht shqetësimeve për atë që e sheh si mungesë njohjeje të kulturës hebraike dhe shtetit hebraik.
“UNESCO është një agjenci e rëndësishme. Nuk është perfekte, ashtu siç nuk janë edhe agjencitë e tjetra të OKB-së. Por bën punë vërtet të rëndësishme. Nëse Shtetet e Bashkuara nuk do të ishin në atë agjenci, kjo do të bënte që lojtarët e tjerë – konkurrentët, rivalët e Shteteve të Bashkuara – të mund të kishin një vend në tryezë, të kishin programe kulturore, shkëmbime shkencore, programe arsimore, me vende në të gjithë botës, veçanërisht në botën në zhvillim, në fusha dhe në mënyra që Shtetet e Bashkuara nuk do të mundeshin”, thotë Jason Isaacson me Komitetin Hebraik Amerikan.
Vende të tjera të trashëgimisë botërore të UNESCO-s përfshijnë Akropolin madhështor të Athinës, kishat masive të lashta, të gdhendura në shkëmb në Lalibela, të Etiopisë veriore, Murin e Madh kinez e shumë të tjera.
Qendra historike e qytetit port ukrainas të Odesës iu shtua listës së trashëgimisë këtë vit. Këtë muaj, raketat ruse goditën katedralen e saj.
“Vetëm sonte në Odesa, u dëmtuan rreth 50 ndërtesa, 25 prej tyre monumente kulturore. Qendra historike. Një vend i trashëgimisë botërore që UNESCO e ka marrë nën mbrojtjen e saj”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy.
Përgjegjësia e rëndë për të mbajtur gjithë këtë peshë kulturore është më e lehtë tani që Shtetet e Bashkuara – një kontribues i madh i UNESCO-s – u kthye në organizatë, tha drejtorja e përgjithshëm e saj, Audrey Azoulay.
“Në këto kohë përçarjesh dhe kërcënimesh ekzistenciale ndaj njerëzimit, ne ripohojmë këtu sot bashkimin tonë. Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të valvitet brenda pak çastesh mbi qiellin e Parisit”.
Të martën, flamuri amerikan rimori vendin e tij në selinë e UNESCO-s në Paris./VOA
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“











