Lajme
SHBA heq ndalimin e hyrjes për njerëzit e vaksinuar nga zona Shengen
Nga fillimi i nëntorit do të bjerë ndër të tjera ndalimi i hyrjes për të huajt që hyjnë përmes shteteve të zonës Shengen, Britanisë së Madhe, Kinës ose Brazilit
SHBA në të ardhmen do të kërkojë nga udhëtarët e huaj që të sigurojnë dëshmi të vaksinimit kundër koronës dhe në të njëjtën kohë të heqin ndalimet ekzistuese të hyrjes për shumë vende, mes tyre edhe vendeve evropiane, shkruan srf.ch duke ju referuar mediave amerikane dhe evopiane.
Sipas Zyrës së Presidentit amerikan, nga fillimi i nëntorit do të bjerë ndër të tjera ndalimi i hyrjes për të huajt që hyjnë përmes shteteve të zonës Shengen, Britanisë së Madhe, Kinës ose Brazilit.
Ndalimi i gjerë i hyrjes ishte vendosur nga Presidenti i atëhershëm amerikan Donald Trump në fillim të pandemisë së koronës, në fillim të vitit 2020, transmeton albinfo.ch. Deri më tani ajo është mbajtur nga pasardhësi i tij, Joe Biden.
Sipas kufizimeve të mëparshme të udhëtimit në SHBA, vetëm qytetarët amerikanë dhe mbajtësit e kartës së gjerlbër, bashkë me anëtarët e familjeve së tyre lejohen të hyjnë në SHBA nëse kanë qenë në BE ose Britaninë e Madhe në 14 ditët e fundit.
Të gjithë të tjerët kanë nevojë për leje speciale.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













