Kriza në Ukrainë
SHBA do të prodhojë raketa për aleatët e saj me vlerë deri në 3.5 miliardë dollarë
Departamenti i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka nënshkruar një kontratë me kompaninë e teknologjisë mbrojtëse Raytheon për prodhimin e raketave të avancuara ajër-ajër me rreze mesatare të njohura si AMRAAM (Advanced Medium Range Air-to-Air Missile).
Përveç prodhimit të raketave, marrëveshja përfshin sistemet që përdoren për ndjekjen dhe analizimin e fluturimit të raketave, pjesë këmbimi dhe mbështetje teknike për vendet partnere.
Kontrata, që mund të arrijë një vlerë deri në 3.5 miliardë dollarë, është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme amerikane për të forcuar aftësitë mbrojtëse të aleatëve dhe partnerëve të saj përballë sfidave të sigurisë globale, në veçanti për rastin në Ukrainë dhe rritjes së tensioneve në rajone të tjera, transmeton albinfo.ch.
Përfituesit e kësaj kontrate përfshijnë një sërë vendesh aleate: Ukrainën, Lituaninë, Izraelin, Poloninë, Finlandën, Gjermaninë, Japoninë, si dhe disa shtete të tjera që nuk janë përmendur konkretisht në njoftim.
Sipas Pentagonit, prodhimi dhe dërgimi i këtyre raketave dhe komponentëve shtesë pritet të përfundojë deri në tremujorin e tretë të vitit 2031, duke treguar një angazhim afatgjatë të SHBA-së për sigurinë e partnerëve të saj strategjikë në mbarë botën.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












