Kriza në Ukrainë
SHBA: Paratë e ngrira të oligarkëve rusë, për rindërtim të Ukrainës
Perëndimi po vë në përdorim logjistikën e tij për të dërguar armë në Ukrainë. Partnerët janë angazhuar për të ofruar sisteme ajrore të avancuara, përfshirë atë raketor “Patriot” të prodhuar në Shtetet e Bashkuara, tanket gjermane “Leopard 2”, apo atë amerikan “Abrams”; ndërsa Franca dhe Italia do të dërgojnë sistemet anti-ajrore “SAMP/T” në pranverë.
Gjithashtu, prokurori i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Merrick Garland, ka autorizuar Uashingtonin për të përdorur paratë ruse të sekuestruara për të ndihmuar Ukrainën. Njoftimi u bë gjatë një takimi mes Garland dhe prokurorit të përgjithshëm ukrainas, Andrij Kostin, transmeton autonews, përcjell albinfo.ch.
Në Ukrainën lindore konflikti vijon me ofensiva nga të dyja palët dhe me zjarrin e artilerive në rajonet Donjeck dhe Luhansk. Kievi pretendon se Rusia po përgatit një bombardim në shkallë të gjerë në gjithë vendin, që do të përfshijë qytetet kryesore dhe kryeqytetin.
Ndërkohë, në të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë hyrë në fuqi kufizimet e reja mbi çmimet e produkteve ruse të naftës së përpunuar. 27 vendet kanë arritur një marrëveshje në samitin e fundit për Kievin.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025









