Kriza në Ukrainë
SHBA dhuron armë në vlerë 300 milionë euro për Ukrainën
Paketa e re e ndihmës për mbrojtjen do të përfshijë dronë të ndryshëm, sisteme raketore, automjete të blinduara, municione, pajisje për shikim natën, sisteme të sigurta komunikimi, mitralozë, furnizime mjekësore dhe sigurimin e imazheve satelitore komerciale
Departamenti amerikan i Mbrojtjes do t’i sigurojë Ukrainës armë shtesë me vlerë 300 milionë dollarë, si pjesë e një pakete ndihme, tha Pentagoni në një deklaratë.
Qeveria amerikane ka premtuar tashmë 1,65 miliardë dollarë ndihmë ushtarake dhe furnizime me armë për Ukrainën që nga fillimi i luftës së Rusisë kundër fqinjit të saj.
Që nga fillimi i vitit të kaluar, ndihma amerikane ka arritur në 2,3 miliardë dollarë.
Sidoqoftë, armët e reja duhet të marrin pak kohë për t’u dorëzuar.
Procesi nuk ka të bëjë me dorëzimin e armëve dhe sistemeve tashmë në posedim të SHBA-së, por me porositë tek prodhuesit.
“Ky njoftim përfaqëson fillimin e një procesi kontraktimi për të ofruar aftësi të reja për ushtrinë ukrainase”, tha Pentagoni.
”SHBA do të vazhdojë të punojë me aleatët dhe partnerët e saj për t’u siguruar ukrainasve aftësi shtesë”, përfundon deklarata.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











