Kosova
SHBA dhe Britania e Madhe kërkojnë formimin e Qeverisë së Kosovës
Pas deklaratës së Zyrës së Bashkimit Evropian reaguan edhe ambasadat për formimin e Qeverisë
Ambasada amerikane në Kosovë dhe e ajo britanike, në një njoftim zyrtar, kanë kërkuar formimin e Qeverisë së Kosovës.
Thuhet se menjëherë pas deklaratës së Zyrës së Bashkimit Evropian dhe shefave të misioneve të BE-së në Kosovë, ku kërkohet formimi i qeverisë së re dhe të vijohet me reforma dhe me dialogun, ka reaguar edhe Ambasada amerikane.
Duket se ata janë pajtuar me deklaratën e shefave të BE-së, duke thënë se qytetarët mezi po presin të krijohet qeveria e re dhe të sillen ndryshimet e premtuara.
“Ne pajtohemi me BE-në: njerëzit e Kosovës janë të padurueshëm për një Qeveri që do të sjellë ndryshime pozitive”, thuhet në postimin e ambasadës.
Nga ana tjetër, edhe Ambasada e Britanisë së Madhe ka reaguar me një njoftim të ngjashëm.
“Ne mbështesim deklaratën e Shefit të Zyrës së BE / Përfaqësuesit Special të BE-së, EULEX-it dhe shefave të misioneve të BE-së në Kosovë”, thuhet në reagimin e tyre, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës Fillon numërimi i votave të diasporës për raundin e dytë zgjedhor... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
Londër
Rrëfimi i një vajze nga lufta në Kosovë prezantohet në London School of Economics -
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut -
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri











