Kosova
SHBA dënon incidentet e dhunshme në veri të Kosovës
Shtetet e Bashkuara dënojnë incidentet e dhunshme të ditëve të fundit në veri të Kosovës, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit për shërbimin serb të Zërit të Amerikës.
Komentet e zëdhënësit të Departamentit të Shtetit pasojnë incidentet e dhunës në veri të Kosovës, ku të enjten një polic u plagos lehtë në një sulm me armë. Tensionet në veriun e Kosovës u rritën me afrimin e datës për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat në veriun e vendit. Gjatë javës grupe qytetarësh serbë penguan hapjen e zyrave të Komisioneve komunale të zgjedhjeve, ndërsa policia njoftoi për të shtëna e shpërthime, por pa dëme në njerëz.
“Përdorimi i eksplozivëve nuk është kurrë një metodë e pranueshme proteste dhe rrezikon jetën e njerëzve të pafajshëm”, tha për Zërin e Amerikës zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, duke shtuar se “Shtetet e Bashkuara vazhdojnë t’u bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ushtrojnë përmbajtje dhe të shmangin çdo veprim apo deklaratë që do të përshkallëzonte më tej tensionet”.
Rritja e tensioneve në veri të Kosovës ka vënë në pikëpyetje mbajtjen e zgjedhjeve më 18 dhjetor dhe autoritetet kanë lënë të hapur mundësinë e shtyrjes së tyre, gjë që është kërkuar edhe nga diplomatët perëndimorë.
Zgjedhjet u shpallën pas largimit të përfaqësuesve serbë nga institucionet e Kosovës mes mospajtimeve mbi përdorimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia. Procesi zgjedhor po bojkotohet nga Lista Serbe që është subjekti kryesor i serbëve të Kosovës që ka mbështetjen e Beogradit dhe ka mbajtur pushtetin në të gjitha komunat me shumicë serbe.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë










