Kosova
SHBA-BE: Pas zgjedhjeve, heqja e taksës dhe rikthimi në dialog me Serbinë
Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë shumë për arritjen e një marrëveshjeje Kosovë-Serbi. Dialogu Prishtinë-Serbi dhe përpjekjet për arritjen e një marrëveshje, Washingtoni e përshkruan si “marreveshje paqeje“ mes Prishtinës e Beogradit, e cila është kthyer gati në një nyje për komunitetin ndërkombëtar.
SHBA dhe BE do të pranonin çdo lloj marrëveshje me të cilën do të binin dakort serbët e kosovarët, e që do të ishte e zbatueshme dhe kjo, në kohën kur qarkullonte ideja e Hashim Thaçit për “korigjim të kufijtë“, me të cilën ai asnjëherë nuk e sqaroi qartë se çfarë nënkuptonte, por që shumë e lidhën me shkëmbimin e territoreve. Ideja u prit me kritika të ashpra nga pjesa më e madhe e forcave politike në Kosovë, por më fort kundër saj e ngriti zërin Ramush Haradinaj; përplasjet mes tij dhe kreut të shtetit u bënë publike.
Megjithatë Washingtoni konsideron që tani është koha për arritjen e ujdisë dhe se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ofrojnë ndihmën e tyre drejt arritjes së këtij synimi historik. Vetëm pak përpara zgjedhjeve në Kosovë, presidenti Donald Trump emëroi ambasadorin e SHBA-së në Gjermani, Richard Grenell, si i ngarkuar special për dialogun mbi normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë e Kosovës, duke shkaktuar habi për faktin se u mendua gjerësisht që këtë rol do ta përmbushte Përfaqësuesi Special i SHBA-së në Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka shkruar DW.
Nga ana tjetër, Bodo Weber, ekspert i Ballkanit Perëndimor, ka thënë se emërimi i Richard Grenell është dëshmi e faktit se Washingtoni ende nuk ka hequr dorë tërësisht nga ideja e rrezikshme e shkëmbimit të territoreve”, ishte pohimi i tij në intervistën për DW, duke shtuar se parashikon që „ky emërim do ta komplikojë rifillimin e negociatave”.
Një farë shqetësimi e ka shkaktuar ndërkohë edhe fakti që ngarkuari i ri i BE-së me çështjet e jashtme, nga ana tjetër, Jospeh Borrell, pritet të caktojë një të dërguar të bllokut europian për dialogun, e kjo në kohën kur vetë Borrell vjen nga Spanja, një vend që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













