Lajme
Sharon Stone preket nga gjesti i 30 mjekëve shqiptarë: Faleminderit me gjithë zemër
Sharon ka publikuar në Instagram një foto nga eksodi i shqiptarëve në mars të vitit 1991, kur me anije të mëdha zbarkuan në brigjet italiane për një jetë më të mirë
Dërgimi i 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë për ndihmë në Itali ka bërë bujë jo vetëm në mediat italiane, por edhe ato botërore. Ndihma e ofruar nga stafi mjekësor shqiptar tërhoqi vëmendjen e të gjithëve si një gjest i pastër human, duke pasur parasysh edhe kapacitetet e vendit tonë.
Edhe aktorja e njohur e Hollywoodit, Sharon Stone është shprehur e emocionuar që sot shqiptarët po bëjnë të njëjtën gjë që bënë italianët 30 vjet më parë për ta. Sharon ka publikuar në Instagram një foto nga eksodi i shqiptarëve në mars të vitit 1991, kur me anije të mëdha zbarkuan në brigjet italiane për një jetë më të mirë.
“30 vjet më parë Italia vendosi t’i ndihmonte ata. Sot Shqipëria po dërgon doktorë dhe infermierë për të ndihmuar Italinë. Faleminderit Shqipëri me gjithë zemër”, ka shkruar aktorja e njohur përkrah fotos, përcjell Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










