Futboll
Shaqirit i pëlqen ideja për të përfunduar karrierën në Basel
Ylli i futbollit shqiptar mund të rikthehet aty ku nisi gjithçka
Xherdan Shaqiri është një nga futbollistët më të suksesshëm shqiptarë për momentin.
Ai është pjesë e Liverpoolit, ku ka treguar paraqitje mjaft të mira me gjigantin anglez. Në një intervistë për mediat gjermane, ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që karrierën ta përfundojë, aty ku e nisi, në Basel, shkruan albinfo.ch.
“Jam duke e lënë këtë gjë plotësisht të hapur për momentin. Por, natyrisht, do të ishte shumë mirë të kthehem në Basel. Kjo do të ishte diçka me të vërtetë shumë e veçantë për mua”, është shprehur ylli shqiptar.
Megjithatë, ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që një gjë të tillë ta bëj në Kinë ose SHBA.
“Nuk e përjashtoj mundësinë që të shkoj në Amerikë ose në Kinë. Mua më pëlqen shumë të shkoj në vende të reja dhe të përjetoj kultura të reja. Por, patjetër, ëndrra ime do të ishte të kthehem në Basel përsëri”, është shprehur tutje futbollisti shqiptar.
Sidoqoftë, ai është vetëm 27-vjeçar, derisa ka edhe shumë vite karrierë përpara. Ai ka kontratë deri në vitin 2023 me Liverpoolin.
Deri më tani, Shaqiri i ka bërë 23 paraqitje për Liverpoolin, 20 prej të cilave në Premierligë dhe tri në Ligën e Kampionëve. Gjatë këtyre ndeshjeve, ai i ka shënuar gjashtë gola dhe i ka asistuar tri të tjera.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë















