E-Diaspora

Shaqiri, takimi i parë me Guardiolën

“Përshtypja e parë shumë e mirë, ai flet me lojtarët dëshiron të hyjë në boten e lojtarëve dhe ai ka aftësinë që futbollistëve të tij t`ua mësojë të që di vetë"

Në një intervistë me televizionin FCB news, ylli i ri i Bajernit, shqiptari nga Zvicra Xherdan Shaqiri flet për fillimin e stërvitjeve, pas pushimeve kaluara në det me familjen dhe në veçanti për përvojat e tij të para me trajnerin e ri të FC Bayernit, Pep Guardiola.

Ai thotë se në javën e parë të pushimeve është përpjekur të harrojë futbollin. Por, në javën e dytë ai ka filluar me ushtrime të lehta.

Ai flet edhe për një aktivitet humanitar ku ai ka marrë pjesë pak ditë më parë në rrethinën e Cyrihut. Në atë aktivitet Xherdani ka përcjellë me “beat-box” (imitim i instrumentit me gojë) një këngëtar të njohur zviceran të rapit.

Shaqiri shprehet shumë i kënaqur me takimet e para që ka pasur me Guardiolën.  “Përshtypja e parë shumë e mirë, ai flet me lojtarët dëshiron të hyjë në boten e lojtarëve dhe ai ka aftësinë që futbollistëve të tij t`ua mësojë të që di vetë.