E-Diaspora
Shaqiri sërish shënon gol për Bajernin
Shaqiri e ka shfrytëzuar shumë mirë rastin e dhënë dhe është tashmë autor i katër golave në ndeshjet kampionale për Bayernin.
Xherdan Shaqiri ka pasur edhe një javë të mbarë. Me golin e tij, FC Bayern ka siguruar fitoren kundër Freiburgut, të 14 pa asnjë humbje në sezonin pranveror. Shaqiri e ka shënuar golin në minutën e 35-të dhe ky ka qenë goli i vetëm i kampionit gjerman. Ao ka luajtur gjatë gjithë ndeshjes, pra 90 minuta.
Duhet thënë se trajneri i Bayernit Heynckes ka zëvendësuar në küetë ndeshje 10 nga lojtarët e njëmbëdhjetëshes që ka luajtur (dhe fituar 4:0) kundër Barcelonës. Kështu, Shaqiri e ka shfrytëzuar shumë mirë rastin e dhënë dhe është tashmë autor i katër golave në ndeshjet kampionale për Bayernin.
Vetë FC Bayern me këtë fitore ka radhitur serinë e rekordeve. Ai, me 84 pikë në kohën kur i ka pa luajtur ehde tri ndeshje ka fituar më shumë se kurrëndonjëherë ndonjë ekip tjetër në bundesligë. Po ashtu asnjë ekip deri më tash në bundesligë nuk i ka fituar 14 ndeshje radhazi dhe po ashtu kurrë në 31 ndeshje nuk i ka shënuar 90 gola, sa ka shënuar Bajerni.
Edhe Granit Xhaka është angazhuar në ndeshjen e kësaj jave gjatë tërë lojës, 90 minuta. Por në këtë ndeshje Borusia Mönchengladbach ka humbur nga Wolfsburgu me rezultat 3:1.
E-Diaspora
-
Shqiptari i dënuar në Londër rrezikon ekstradimin në Kosovë Shqiptari i dënuar për përdhunim në Britani, përballet me ekstradim në Kosovë për grabitje të armatosur... -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga -
Orari i Fundvitit për Shërbimet Konsullore në Austri -
Ankara
Shqiptarët në Ankara kremtojnë 113-vjetorin e Pavarësisë
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje











