Kosova
Shaqiri nuk luan në Serbi
Më 25 mars kombëtarja e Zvicrës luan kundër Bjellorusisë në Novi-Sad të Serbisë. Megjithatë futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri, nuk do të luajë të shtunën me kombëtaren, ka njoftuar Federata e Futbollit të Zvicrës, përcjell albinfo.ch.
Në njoftimin për ndryshimin e ekipit thuhet që “trajneri i Kombëtares Murat Yakin do vazhdojë pa shërbimet e Xherdan Shaqirit dhe Gregor Kobelit për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian ndaj Bjellorusisë dhe Izraelit”, përcjell albinfo.ch.
Shaqiri nuk luan për shkak të një lëndimi, bëhet e ditur nga federata. “Xherdan Shaqiri nuk do të luajë me ekipin kombëtar për shkak të një problemi me muskuj”, thuhet tutje në komunikatë.
Goalie Gregor do të zëvendësohet me Jérémy Frick që do të luajë për ekipin e parë për herë të parë.
Më 20 mars kombëtarja e Zvicres mblidhet për përgatitje, më 25 mars zhvillon ndeshjen kundër Bjellorusisë në Novi-Sad të Serbisë dhe më 28 mars në Gjenevë luan kundër Izraelit.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










