Sport
Shaqiri në top dhjetëshin e talenteve të botës
World Football në top dhjetëshen e parë ka renditur në mesin e talenteve më të mëdhenj në botë talentin kosovar Xherdan Shaqiri.
Futbollisti kosovar që luan për Baselin e Zvicrës është renditur në vendin e gjashtë të ranglistës.
Në bazë të një raporti të World Football që ka për qëllim renditjen e talenteve më të mëdhenj të botës, Jack Wilshere i Arsenalit është talenti që premton më së shumti në botën e futbollit.
Braziliani i Santosit, Neymar renditet në vendin e dytë ndërsa talenti i Ajazit, danezi Christian Eriksen është i treti.
Pastaj vijnë me radhë: Josh Mc Eachran, Mario Gotze, Xherdan Shaqiri, Romero Lukaku, Phil Jones, Ryo Miyachi dhe Philipe Coutinho.
Ditë më parë, në natën e 14-të të futbollit zviceran, Xherdan Shaqiri ishte kurorëzuar edhe me çmimin futbollisti më i mirë i vitit në Zvicër.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










