Futboll
Shaqiri në qendër të vëmendjes, bashkëlojtarët flasin për yllin shqiptar
Futbollistët e Zvicrës kanë komentuar mungesën e Xherdan Shaqirit
Shaqiri arriti në kampin e Zvicrës të hënën, por nuk ishte Xherdani, por vëllai i tij i madh, Erdini, i cili është menaxher i Breel Embolo.
Ylli i Liverpoolit ka preferuar që të fokusohet te skuadra e tij, duke refuzuar Zvicrën, shkruan Blick.
Ai tashmë është në qendër të vëmendjes, dhe kjo nuk ndodh për herë të parë, përcjell albinfo.ch.
Mbrojtësi Silvan Widmer, flet për mungesën e Shaqirit. “Kjo është e veçantë me siguri. Dhe gjithashtu për keqardhje. Shaq është një djalë i shkëlqyeshëm, shpresoj se do të kthehet herën tjetër. Por për fat të mirë ne nuk jemi të varur nga lojtarët individual këtu në Nati”, thotë ai.
Edhe portieri Yann Sommer, ka thënë se është e qartë se Shaqiri është shndrruar në qendër të vëmendjes dhe nuk mund të anashkalohet fakti se ai nuk është grumbulluar me ekipin. Gjithsesi ai ka shmangur polemikat.
Trajneri Vladimir Petkoviq ka thënë se e kupton Shaqirin dhe nuk ka nevojë për shqetësime.
Zvicra në kualifikimet e Euro 2020 do të përballet me Irlandën dhe më pas me Gjibraltarin.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











