Shkurt.ch
Shaqiri, në njëmbëdhjetëshen e parë të Bajernit?
E gjithë kjo tregon se Bajerni e ka seriozisht kur llogarit dhe investon te Shaqiri që ai të bëhet lojtar titullar
Më të riut të Bajernit, yllit shqiptar nga Zvicra, Xherdan Shaqiri duket se do t`i buzëqesh fati. Ai ka hyrë tashmë në njëmbëdhjetëshen e parë të klubit më të madh gjerman të futbollit! Nejse, fillimisht bëhet fjalë për një njëmbëdhjetëshe të kombinuar për fotografinë zyrtare të FC Bayernit.
Mirëpo, përse në këtë “improvizim “nuk gjenden sikur ai edhe lojtarët tjerë të rinj të kësaj skuadre, si Pizarro, Dante? Po ashtu aty nuk figurojnë as të njohurit si Boateng, Guytravo ose Timoschtschuk…
E gjithë kjo tregon se Bajerni e ka seriozisht kur llogarit dhe investon te Shaqiri. Në rast se ai do të angazhohet edhe praktikisht si lojtar titullar në njëmbëdhjetëshin e parë, gjasat janë që këtë ta bëjë në repartin e mbrojtjes, në krah të NBadstuber, Lahm dhe Alaba.
Duket se “erën” e angazhimit të Shaqirit si titullar e ka ndjerë edhe ylli i Bajernit Robben, në raport me të cilin zakonisht gazetat gjermane e lakojnë emrin e yllit nga Kosova. Ai e ka ndjerë të nevojshme që të thotë për mediet se “e di që Shaqiri e pretendon vendin e tij në skuadër, por që nuk i frikësohet atij”.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore











