Futboll
“Shaqiri në Beograd”: Shefi sportiv i klubit serb kërkon mikpritje të mirë
“Do ketë tepër presion psikologjik,” tha 52 vjeçari. “Shaqiri e dijë se ku vjen, andaj dyshoj nëse ai do vinte.”
Në nëntor Liverpuli do luajë kundër klubit serb Yllit të Kuq Beograd, që për Xherdan Shaqirin do jetë tepër emocionale, shkruan blick.ch.
Pas simbolit me shqiponjë dykrenore të Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës, në përballjen kundër Serbisë, Zvicra është marrë 76 ditë. Të martën lojtarët helvetë në një konferencë të pazakontë kërkuan falje dhe premtuan që nuk do e përsërin më.
Për të mos mbaruar këtu, në nëntor Liverpuli do luajë kundër Yllit të Kuq të Beogradit, një përballje tepër e rëndësishme në kuadër të Ligës së Kampioneve por edhe tepër emocionale për gjilanasin Shaqiri, përcjell albinfo.ch.
Këtë e pranon edhe drejtori sportiv i klubit serb, Zvezdan Terzic (52).
“Do ketë tepër presion psikologjik,” tha 52 vjeçari. “Shaqiri e dijë se ku vjen, andaj dyshoj nëse ai do vinte.”
Gjithsesi Terzic ka premtuar që do bëjë maksimumin që Shaqiri të ketë ndjenjën e mirë për të luajtur futboll dhe që serbët të jenë mikpritës.
E përditshmja angeleze «Liverpool Echo» raporton se tifozët serbë përgatisin këngë raciste kundrejt Shaqirit dhe gjuajtjen me sende të forta.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










