Futboll
Shaqiri nderohet nga Zvicra për karrierën e lavdishme
Ceremonia përshëndetëse, Shaqirit i organizohet para ndeshjes të cilën Zvicra do ta zhvilloj në St. Gallen kundër Danimarkës më 15 tetor
Mësohet se Xherdan Shaqiri ka marrë ftesë nga Federata e Futbollit e Zvicrës. Por jo për t’u paraqitur në fushë si futbollist. Shaqiri do të nderohet për karrierën e lavdishme te Zvicra, përcjell albinfo.ch.
Ceremonia përshëndetëse Shaqirit i organizohet para ndeshjes, të cilën Zvicra do ta zhvillojë në St. Gallen kundër Danimarkës, më 15 tetor.
Shaqiri u pensionua nga përfaqësuesja helvetike pas Evropianit “Gjermania 2024”.
“Para ndeshjes në shtëpi do të ketë një seancë stërvitore publike në St. Gallen. Xherdan Shaqiri do të nderohet para ndeshjes në Kybunpark”, shkruan “20 Minuten”.
Shaqiri kishte karrierë impresive me përfaqësuesen, ndërsa është i vetmi lojtar që ka shënuar gola në gjashtë ngjarjet e fundit të mëdha, tre botërorë e tre evropianë. Për Zvicrën i ka luajtur plot 125 ndeshje dhe i ka realizuar 32 gola, secili më i mirë se tjetri.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












