Futboll
Shaqiri konfirmon të ardhmen e tij
Në deklaratën e fundit, Xherdan Shaqiri thotë se nuk ka në plan të largohet nga Liverpool këtë verë, përkundër asaj që ai e përshkruan si një sezon “irritues” në 2019/20.
Duhet theksuar se futbollisti shqiptar vuajti për të gjetur një vend në formacion, duke mos mundur të thyejë konkurrencën e Roberto Firmino, Mohamed Salah dhe Sadio Mane.
Kauza e tij nuk u ndihmua gjithashtu nga një seri lëndimesh të njëpasnjëshme, të cilat e kufizuan atë në vetëm 11 paraqitje në të gjitha garat.
“Gjithmonë nëse jeni të dëmtuar ose nëse nuk jeni duke luajtur, ju jeni të irrituar”, tha ai në faqen e internetit të klubit.
“Por mezi pres këtë sezon dhe përpiqem të ndihmoj ekipin gjatë gjithë kohës, kështu që kam mundësinë të luaj si sezonin e parë”.
“Si ekip, thjesht dua që ne të arrijmë shumë gjëra. Unë mendoj se kemi shumë lojtarë të mirë në ekipin tonë, të gjithë mund të luajnë dhe të përpiqemi t’i vështirësojmë zgjedhjet për trajnerin”, vijoi Shaqiri. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











