Futboll
Shaqiri flet si kapiten: I lumtur që do të udhëheq Zvicrën kundër Spanjës
Zvicra të premten do të ballafaqohet me Spanjën në çerekfinale të Evropianit
Zvicra do të luajë pa Granit Xhakën kundër Spanjës, për shkak të kartonëve. Në mungesë të Xhakës, kapiten do të jetë Xherdan Shaqiri, përcjell albinfo.ch.
“Unë vetëm mundohem të jem vetja. Do të mundohem ta ndihmoj ekipin me paraqitje të mirë. Ne jemi të fokusuar, e dimë çka duhet të bëjmë. Do të mundohemi të japim çdo gjë dhe vërtetë po shikojmë para për këtë. Nuk ndryshoj nëse kam shiritin në krah apo jo”, ka thënë Shaqiri.
“Ne ishim vërtetë të lumtur për fitoren ndaj Francës, por tani kemi një ndeshje tjetër të vështirë. Duhet të shkojmë përtej limiteve edhe njëherë”, shtoi tutje ylli shqiptar.
“Ndaj Spanjës do të jetë një tjetër ndeshje e fortë, por ne besojmë në aftësitë tona. Përballë Francës treguam se ndaj skuadrave të mëdha mund të shënojmë më shumë se një gol, madje tre të tillë, ndaj kjo na bën optimistë edhe për sfidën e ardhshme ndaj Spanjës”, deklaroi Shaqiri.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












