Futboll
Shaqiri dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve
“Është e rëndësishme për mua që të gjej një klub ku trajneri dhe drejtuesit të shprehin interes për mua. Do të ishte më mirë nëse ky klub luan në Evropë. Synimi i çdo futbollisti është të luajë në Ligën e Kampionëve”, thotë vetë 26-vjeçari
Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri është i hapur për një kalim nga Stoke City te Tottenham Hotspur, i joshur nga mundësia për të luajtur në Ligën e Kampionëve.
Shaqiri në vitin 2013 e kishte fituar Ligën e Kampionëve, kur ishte pjesë e Bayern Munich, përcjell albinfo.ch.
Pasi Stoke City ka rënë nga Premierliga, Shaqiri ka përfshirë në kontratën me klubin anglez një klauzolë se mund të largohet për 12 milionë funte në një rast të tillë.
“The Sun” shkruan se përveç Tottenhamit, edhe West Ham, Everton dhe Crystal Palace janë të interesuar për lojtarin e Zvicrës.
“Është e rëndësishme për mua që të gjej një klub ku trajneri dhe drejtuesit të shprehin interes për mua. Do të ishte më mirë nëse ky klub luan në Evropë. Synimi i çdo futbollisti është të luajë në Ligën e Kampionëve”, thotë vetë 26-vjeçari.
Ai ka falënderuar Stoken për përkrahjen që i ka dhënë, ku tha se është rritur shumë si futbollist dhe si njeri”.
Në janar Shaqiri pati një ofertë nga Roma, të cilën e refuzoi.
“Nuk kam përvojë të mirë nga transferimi tek Interi në janar, për më tepër që doja të ndihmoja Stoken të arrinte synimet e veta. Por Serie A mbetet një kampionat tërheqës. Lojtarët e mirë kalojnë atje çdo vit, kështu që nuk përjashtoj asgjë”, theksoi tutje futbollisti shqiptar.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











