Futboll
Shaqiri dëshiron kualifikimin në Kupën e Botës
Italia dhe Zvicra përballen të premten mbrëma në Romë
Italia e Zvicra i kanë nga 14 pikë në Grupin C të kualifikimeve evropiane. Kjo është një ndeshje vendimtare për vendin e parë në grup, që siguron kualifikimin në Kupën e Botës 2022, kurse vendi i dytë do të luajë në “Play-off”, përcjell albinfo.ch.
Xherdan Shaqiri, pritet të jetë kapiten në mungesë të Granit Xhakës. “Kjo është ndeshja e vitit për ne dhe do të ishte sensacion të fitonim. Italia është pa dyshim favorite, ka cilësi të jashtëzakonshme dhe ne presim që të jetë një ndeshje e shkëlqyer. Nuk ka asgjë më të mirë se të luash një lojë kaq të madhe me kënaqësi dhe gëzim. Italia është ekip i madh. Por, nëse të gjithë luajmë së bashku përtej kufijve tanë, mund të arrijmë të marrim diçka të bukur nga Italia”, ka theksuar Shaqiri.
Zvicrës shkaku i lëndimit i mungojnë kapiteni Xhaka, Haris Seferoviq, Steven Zuber, Nico Elvedi, Gregor Kobel, Christian Fassnacht dhe Breel Embolo. “Ky është futbolli. Lëndimet janë pjesë e tij, ne duhet të jetojmë me këtë. Ekziston edhe një mundësi që lojtarët e tjerë të tregojnë veten. Italia ka të njëjtin problem si ne. Duhet ta shfrytëzojmë sa më shumë dhe të ndihmojmë lojtarët e rinj. Duhet të bëjmë më të mirën në këto rrethana. Objektivi është të mposhtim Italinë, kështu që ne erdhëm këtu jo për të qëndruar në mbrojtje, por për të sulmuar kundërshtarët tanë me taktikë të përgatitur mirë”, është shprehur Shaqiri.
Ndeshja zhvillohet nga ora 20:45 të premten mbrëma.
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












