Sport
Shaqa i vogël, gjithnjë e më i madh
Xherdani është një shembull për bashkatdhetarët e tij kosovarë, ai ka lindur në Kosovë, ndërsa në Zvicër është integruar plotësisht

Kapiteni i Kombëtares zvicerane, Gökhan Inler, e ka quajtur super talentin shqiptar si „XS-i ynë i vogël“, shumë i vogël, kur bëhet fjalë për 19-vjeçarin e madh. Karriera e tij është vlerësuar si XXL.
Të hënën në Bernë, në mbrëmjen e futbollit zviceran, të gjithë kishin dështuar para kosovarit Xherdan Shaqiri, i cili i mahniti të pranishmit duke u zgjedhur futbollisti i vitit në Zvicër. Bota e tij u ndryshua për një periudhë të shkurtër.
Në shtator të vitit 2009 ai udhëtoi me reprezentacionin U-19 për në Letoni, për ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian. Në nëntor të të njëjtit vit ai e ndihmon kombëtaren U-21 për kualifikimet, ndërsa në qershor të këtij viti ai kishte debutuar për FC Basel me një kontratë profesionale.
Për një stinor, nga një shpresë e madhe, ai u shndërruan në lojtar të rregullt të ekipit. Në mars të vitit të kaluar Shaqa e mori ftesën e parë nga seleksionuesi Ottmar Hitzfeld, duke debutuar në ndeshjen miqësore kundër Uruguait (1:3) dhe angazhimi i tij për 45 minuta ishte shumë i kënaqshëm.
Me Kombëtaren zvicerane ai udhëtoi vitin e kaluar në Kampionatin Botëror, ndërsa në qershor të këtij viti kontributi i tij ishte shumë i madh në Kombëtaren U-21 në Kampionatin Evropian dhe u bë yll i juniorëve.
Edhe në Kombëtaren zvicerane ai filloi shumë shpejt tatëpjetën, ndërsa Hitzfeld mban një shpresë të madhe në kosovarin e vogël vetëm 1,69 metra. «Me angazhimin e tij jam shumë i kënaqur. Edhe përpos moshës së tij të re, ai ka dëshmuar se mund t`u përballojë streseve shumë të mëdha. Unë më me dëshirë i pëlqej futbollistët që nuk njohin kufij dhe që janë të guximshëm, siç është Shaqiri dhe këta futbollistë nuk duhet të përkufizohën», ka deklaruar Hitzfeld.
Xherdani është një shembull i shkëlqyeshëm për bashkatdhetarët e tij kosovarë, ai ka lindur në Kosovë, ndërsa në Zvicër është integruar plotësisht. Në Bazel dhe rrethinë ai ndjehet shumë mirë, por asnjëherë nuk e ka harruar prejardhejn e tij. Shaqa u shndërrua në një simbol për të rinjtë, bile edhe për ata me prejardhje migrantësh.
“Unë mund t`ua tregoj rrugën të rinjve se si mund të korrin shpejt sukses. Është një mënyrë e kuptimtë dhe e mirë. Në këtë drejtim unë jam me siguri një shembull për bashkëkombasit e mi. Unë gjithashtu mund t’u tregoj edhe të rinjve, të cilët kanë bërë gjëra të pakuptimta, se me punë arrihet sukses”. XS në iniciale, por XXL si njeri dhe futbollit, përfundon artikullin „20 Minuten“.
E-Diaspora
-
Me artin e saj, Nexhibe Imeri u jep një zë grave të diskriminuara "Kam krijuar një art që flet, frymëzon dhe proteston! Është një thirrje për drejtësi dhe një...
-
Ambasadori i karrierës, Sami Ukelli, largohet nga MPJD-ja
-
Shqiptari që pozoi me 250 mijë funte e fiton betejën për qëndrim në Britani
-
Gjuha shqipe hyn në komunikimet zyrtare të shkollave publike në Nju Jork
-
Shqiptarja nga Amerika kurorëzohet me “Miss Globe USA 2025”
Jeta në Austri
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen? Reshjet e shkurtra dhe intensive të verës në rajonet alpine të Evropës ka të ngjarë të...
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€