Lajme
Shaip Kamberi tregon se a do të jetë pjesë e Qeverisë në Serbi
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se nuk do të futet në qeverisjen autoritare të Vuçiç-it derisa Serbia “nuk e ndërron qasjen ndaj Kosovës, derisa Serbia nuk e ndërron Kushtetutën dhe preambulën e saj”.
“Unë dhe asnjë nga partnerët e mi të koalicionit nuk do të pajtohen që për një vend, dy apo tre, apo një zëvendësministër të futemi në qeverinë autoritare të Vuçiç-it”, është shprehur ai.
Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik nga Bujanoci, Shaip Kamberi, shtoi se “nuk mundemi ne të jemi pjesë e një qeverie e cila kur do ta jep betimin në parlament do ta japë betimin se do ta kthejë Kosovën si pjesë të Serbisë”.
“Cili shqiptar do të jetë pjesë e asaj qeverie? Deputeti jep tjetër betim, qeveria jep tjetër betim”, theksoi ai në RTV Dukagjini.
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena












