Kultura
Shaip Beqiri: Kryet e vendit do ta kenë krijuesit e rinj
Flet kryetari i ri i Shoqatës së Krijuesve Shqiptarë të Zvicrës, Shaip Beqiri

Të dielën që shkoi, në kuvendin zgjedhor të Shoqatës së Krijuesve Shqiptarë të Zvicrës është zgjedhur kryesia e re ndërsa kryetar është zgjedhur poeti dhe publicisti i njohur, Shaip Beqiri. Me këtë rast albinfo.ch ka zhvilluar një bisedë me kryetarin e ri, në të cilën ai ka shpalosur shqetësimet, problemet synimet dhe planet e shoqatës të cilën e ka marrë ta drejtojë.
“Përpjekja e shqiptarëve për t`u bashkuar e organizuar në vendet ku kanë jetuar e vepruar, pra jashtë atdheut të tyre, ka një traditë të lavdishme në historinë tonë. Me këtë rast kam parasysh atë traditë të ndritur që bënë rilindësit tanë gjithë deri në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, një traditë që u përvijua gjithë deri sot. Këtyre organizimeve në çerekshekullin e fundit ndër ne kryet e vendit ua zuri një lloj tjetër organizimi e bashkimi pas partive që vepronin në atdhe”, thotë Beqiri duke folur për traditën e shqiptarëve për të vepruar nga jashtë vendit.
“Por kjo është një anë tjetër e gjithë kësaj që duhet të synojmë të bëjmë ne tash e tutje. Një lehtësim shumë i madh dhe i mbarë sigurisht që do të jetë fakti që, më në fund, edhe shqiptarët zunë të inkuadrohen duke u futur në organizime të mirëfillta politike në partitë politike zvicerane, ku me të parën i bënë të rrokshme rezultatet dhe efektet e pranisë së tyre aty. Por, të mos merremi më shumë me politikën me këtë rast!…”
Duke u përqendruar në sferat tjera, jashtë politikës, Shaip Beqiri thotë se mjerisht organizimet, edhe kur kanë qenë të suksesshme, nuk kanë mundur të sigurojnë jetëgjatësi.
“Edhe në fushë të kulturës, të artit, të letërsisë, por edhe të shkencës ka pasur në më shumë se njëzet vjetët e fundit prova për organizime e bashkime, por edhe organizime të vërteta e me veprimtari të suksesshme, por që nuk kanë mundur të mbeten gjatë në jetë për jo pak shkaqe, për të cilat ndoshta një ditë do të mund të flisnin paksa më gjerësisht e thellësisht, jo sall për t`i shenjuar ato, por para së gjithash për t`i kapërcyer pengesat e asaj natyre”.
Pastaj, duke pasur parasysh resurset krijuese që nuk mungojnë, kryetari i ri i shoqatës duke folur për albinfo.ch angazhohet për një gjithëpërfshirje të tyre.
“Na takon neve që një masë kaq të madhe me potencë të fortë krijuese ta organizojmë e ta bashkojmë pikësëpari duke e përfshirë atë sa më gjerësisht, me prirjen që brenda Shoqatës së Krijuesve Shqiptarë të Zvicrës të jenë të pranishëm të gjithë krijuesit e të gjithë lëmenjve të krijimtarisë, qofshin ata shkrimtarë, muzikantë, piktorë, aktorë, skulptorë etj. pa lënë përjashta organizimit tonë asnjë krijues. Sigurisht që do të kemi një odë të veçantë, mu si në traditën tonë të mirë, për miqtë tanë të këtij vendi ku jetojmë e krijojmë dhe me gjerë. Po ashtu do të mbajmë gjithnjë të fortë e të gjerë bashkëpunimin efektiv me shoqatat simotra që veprojnë në vende të tjera të mërgatës sonë, duke dhënë kontributin tonë të pakursyer në kuadër të asociacionit të përbashkët ekzistues”.
Bashkëbiseduesi ynë më tutje flet edhe për forcimin dhe valorizimin e Qendrës Kulturore Shqiptare, ekzistuese në Zvicër. “Në punën tonë do të përpiqemi ta mveshim me funksione të mirëfillta kulturore krijuese Qendrën Kulturore Shqiptare, e cila më në fund duhet t`i kthehet përcaktimit të saj plotësisht, duke paraqitur vlerat e vërteta të krijimtarisë sonë duke i vënë ato në bashkëjetesë të vërtetë me vlerat përkatëse zvicerane e më gjerë. Ajo duhet të jetë Qendra jonë e orientimit dhe e veprimit. Në këtë drejtim punën më të madhe do të bëjmë me krijuesit e rinj, të cilëve do t`u shtrijmë dorën e bashkëpunimit duke vlerësuar realisht atë që bëjnë ata, por edhe duke i vënë ata në pozicionin që idetë dhe projektet e tyre t`i bëjnë të shprehshme dhe t`i paraqesin e afirmojnë duke u mbështetur gjithanshëm nga SHKSHZ. Ndërkaq vendin e nderit do ta kenë gjithmonë të merituarit.
Për këto dhe synime të tjera, siç është veprimtaria botuese, koncertet, ekspozitat, promovimet, shënimi i përvjetorëve dhe hartimi i një kalendari të kësaj natyre, tryezat, shfaqjet teatrore, filmore etj. do të diskutojmë dhe do të saktësojmë një program pune që në takimin e parë të kryesisë së sapozgjedhur të SHKSHZ”, përfundon Shaip Beqiri, kryetar i posazgjedhur i Shoqatës së Krijuesve Shqiptarë të Zvicrës.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm kosovarit, për vrasjen e “dyshes” së një gruaje Një grua 23-vjeçare është therur disa herë për vdekje në mënyrë që një grua me pamje...
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Riola e Hira, dy yjet shqiptare të pianos nga Italia
-
Astrit Krasniqi diplomon me nderime nga Akademia Policore e Nju-Jorkut
-
“Me zemër për Diasporën”, panairi i grave në Prishtinë sjell ngjyrat e traditës dhe fuqizimin ekonomik
Jeta në Austri
-
Borxhi i Austrisë po rritet, rritja mbetet e ulët Rritja e dobët e Austrisë dhe borxhi në rritje mund të dëmtojnë qëndrueshmërinë e saj ndaj...
-
Austri: 121.40 euro shtesë për çdo fëmijë në gusht
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Hendeku gjinor i pensioneve në Austri zvogëlohet pak
-
Planet për të kufizuar çmimet e ushqimeve në Austri përballen me dyshime të mëdha