E-Diaspora
Shaip Beqiri i njohur si mjeshtër i shkrimit prezanton “Hidrën e mllefit” edhe në Gjenevë
Mbrëmë në ambientet e Universitetit Popullor Shqiptar të Gjenevës,në praninë e shumë artdashësve të fjalës së shkruar artistike është bërë promovimi i përmbledhjes me poezi “Hidra e Mllefit” të Shaip Beqirit.
Fillimisht mysafirët e kësaj mbrëmje letrare i ka përshëndetur zonja Albana Krasniqi – Malaj ,drejtoreshë e UPSH-së. Duke shpalosur përmbajtjen e programit zonja Krasniqi – Malaj ka folur në pika të shkurtra për jetën dhe veprën e poetit dhe publicistit Shaip Beqiri.
Pastaj vlerësime kritike mbi përmbledhjen me poezi “Hidra e Mllefit” kanë dhënë krijuesit Francesko Micieli dhe Gani Bytyçi.
Në pamundësi për të qenë i pranishëm në këtë mbrëmje letrare Xhemail Ahmeti, tani Jon Leka, njëri nga njohësit më të mirë të veprës së Beqirit dhe Arbër Ahmetaj po ashtu autor i denjë dhe për respekt i shumë veprave dhe publikimeve letrare vlerësimet e tyre rreth librit në fjalë të Z. Beqiri i kanë dërguar në formë të shkruar. Kurse ato së bashku me disa poezi të shkëputura nga libri i Beqirit i ka lexuar zonja Nerxhivane Ferati.
Krijuesi me origjinë arbëreshe Francesko Micieli e cilëson vëllimin me poezi Hidra e Mllefit si arritje të madhe të letërsisë sonë bashkëkohore ndërsa autorin Beqiri e quan mjeshtër të vërtetë të fjalës së shkruar. Micieli si njohës i shkëlqyeshëm i gjuhëve romane përmbledhjen me poezi Hidra e Mllefit të përkthyer edhe në gjuhën gjermane nga studiuesi i njohur Hans- Joachim Lanksch e konsideron edhe si libër shkencor ngase në te thotë ai i gjejmë të ndërtuara për mrekulli pothuajse të gjitha shprehjet dhe figurat stilistike si: krahasimin,epitetin,metaforën, simbolikën, alegorinë etj.
Ndërkaq Gani Bytyçi i njohur në opinion si piktor dhe krijues i vargjeve vlerësoj lartë idetë dhe porositë që dalin nga muza poetike e Shaip Beqirit.
Poezitë e Beqirit thotë Bytyçi kanë formë të organizuar mirë dhe si të tilla lidhen kuptimisht njëra me tjetrën. Në krijimet e Beqirit gjejmë plot fjalë e shprehje të reja që hasen rrallë në të folmen e përditshme dhe në libra.
Beqiri përveçse na dhuron poezi të bukura e me domethënie ai ndreq dhe arnon gjuhën që shkatërrohet dhe shembet pa pushim nga qerret e rënda të prozës dhe gojëtarisë ,të cilat shtypi, e televizioni i nisin çdo mëngjes në të katër anët e trojeve tona shqipfolëse. Sipas Bytyçit puna krijuese e Shaip Beqirit ,s’është vetëm pronë e kulturës sonë por edhe e asaj gjermane, frënge,angleze,rumune, kroate e sllovene.
Fjalë rasti ka mbajtur edhe autori i kësaj përmbledhje Shaip Beqiri, i cili ka falënderuar me fjalë të përzgjedhura organizatorin e kësaj mbrëmje letrare.
Beqiri gjithashtu ka shprehur falënderim ndaj përkthyesit të veprës së tij Z. Hans-Joachim Lanksch, të cilin e quajti më mik se askush tjetër të shqiptarëve dhe të kulturës së tyre. Më pastaj poeti Beqiri ka ndarë nga libri i tij për të pranishmit poezinë”Mermeri i Zbardhur” kushtuar të atit Rexhepit. Në këtë poezi autori shpreh ndenjën e fuqishme të respektit ndaj babait të tij. Natyrisht gjatë leximit të kësaj poezie vërehej dhembja e madhe e me plot emocione e poetit dhe publicistit Shaip Beqiri, i cili si i përndjekur politik nuk pati mundësi që trupin e pajetë të bacës Rexhë ta lëshojë në dheun e përzier me gjak të Vendenisit të lashtë.
Pas leximit edhe të dy- tri poezive të tjera nga vet autori Grupi folklorik” Rapsodët” nga Gjeneva,pjesëmarrës të Festivalit mbarëkombëtar”Gjirokastra 2015” ekzekutuan disa valle të bukura burimore me çfarë këtij manifestimi letrar i dhanë epitetin e një mbrëmje të këndshme dhe të paharruar.
E-Diaspora
-
Ulen dënimet e kosovarëve të akuzuar për skllavërim të grave: Mungojnë faktet Gjykata e Lartë e ka rrëzuar ankesën e ish bashkëshorteve. Kryetari i trupit gjykues thotë se...
-
Konflikt mes shqiptarëve në Itali, vritet me thikë 35-vjeçari
-
Autoshkollë e re në Winterthur, flasin edhe shqip!
-
Kënga “Mora fjalë’ jehon në sheshin e Mynhen-it
-
Shqiptari nga Maqedonia, delegat i ri në UEFA
Jeta në Austri
-
Hetimi për aksidentin ajror në Graz në 2024 i kalon Zvicrës Autoritetet zvicerane kanë marrë zyrtarisht përsipër hetimin për aksidentin e fluturimit të kompanisë Swiss në Graz,...
-
Austri: Nxënësi 15-vjeçar pranon se ka dërguar kërcënime për bomba në tre shkolla
-
Pas Zvicrës edhe Austria i reagon Gjermanisë për kontrollet kufitare
-
Austri: Përfitimet e familjes dhe të fëmijëve të ngrira deri në vitin 2027
-
10 mitet e çiklizmit që nuk duhet t’i besoni në Austri