Futboll
Shabani, “mollë sherri” mes Kosovës dhe Shqipërisë
Mesfushori me prejardhje nga Kosova është ftuar nga Gjermania U-20, derisa po kërkohet nga Shqipëria dhe Kosova
Shumë futbollistë shqiptarë janë në dilema se cili shtetin të përfaqësojnë në futboll.
Disa janë të kërkuar nga Kosova e Shqipëria, por disa të tjerë edhe nga Gjermania apo Zvicra.
Njëri ndër ta është edhe Meritan Shabani. Mesfushori me prejardhje nga Kosova është ftuar nga Gjermania U-20, derisa po kërkohet nga Shqipëria dhe Kosova, shkruan albinfo.ch.
“Realiteti është se Shabani nuk ka marrë ende një vendim, kjo është situata. Ai nuk ka marrë një vendim përfundimtar. Këtë na ka komunikuar familja e tij”, deklaroi Panucci gjatë konferencës për shtyp.
Por, trajneri i Kosovës, Bernard Challandes u shfaq optimist dhe i bindur se talenti i gjigantëve gjermanë, do të veshë fanellën e Kosovës, pavarësisht se nuk është ftuar ende për të qenë pjesë.
“Kam takuar familjarët e Shabanit dhe më kanë konfirmuar se lojtari do të luajë për Kosovën. Ky është vendimi i tyre. Bëhet fjalë për një futbollist të ri, me një të ardhme të ndritur, ndaj presim që të vijë dita, të debutojë me Kosovën”, deklaroi Challandes në konferencën për media.
Zyrtarisht Shabani nuk ka deklaruar se për cilën Kombëtare do të luajë
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












