Kalendari
SH.K.A „Dardania“ feston edhe këtë vit 28 Nëntorin
Festa mbahet më 02 dhjetor 2017 nga ora 20:00 , në Hotel Zentrum Töss, Zürcherstrasse 106, 8406 Winterthur.
Me rastin e festave të Nëntorit, SH.K.A „ DARDANIA“ nga Winterthuri i Zvicrës, organizon festë për nder të 28 Nëntorit, ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, me një program të pasur kulturor e artistik, me këngë, valle, recitime e dramatizime nga përvoja e saj tash e 23 vite, do të kujdeset SH.K.A „DARDANIA“ nga Winterthuri.
Kurse pjesën më të madhe të kohës do të ja kushtojmë festës së përbashkët me këngëtaret Burim Gjilani dhe Armend Bitonia, të cilët do të ju bëjnë atmosferë vetëm për ju dhe familjet tuaja.
Natyrisht se do të keni rastin ti shijoni edhe ushqimet tradicionale, organizuar nga grupi i grave pran shoqërisë me gjithë pijet e nevojshme për manifestime të tilla.
Festa mbahet më 02 dhjetor 2017 nga ora 20:00 , në Hotel Zentrum Töss, Zürcherstrasse 106, 8406 Winterthur.
Ejani të festojmë së bashku, një herë në vitë për Flamur dhe Pavarësinë tonë.
Të gjithë ata që vijn nga drejtimi i Bernit, Zürichut, St. Gallenit, Frauenfeldit, Schaffhausenit dalja Töss,mandej drejtimi i qendrës, dhe në rrugën Züricherstrasse106, e gjeni Zentrum Töss, ku keni edhe parkingje të mjaftueshme, rrethë e rrotull Migros-it dhe Coop-it.
Ju mirëpresim me respekt:
Këshilli Organizativ i SH.K.A „ DARDANIA”
Tel: 079 672 41 82
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit02 Dhjetor 2017
- Ora20:00
- LokacioniWinterthur
- Data e përfundimit2 Dhjetor 2017 - 22:00
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












