Lajme
SHKA “Dardania” prezanton shqiptarët në Ditën e popujve në Winterthur
Më 06 maj 2023, në Winterthur të Zvicrës, mbahet tash e sa vjet Dita e popujve, edhe atë në Altekaserne, Technikumstrasse 8, 8400 Winterthur, andaj krahas shumë nacionaliteteve, edhe shqiptarët marrin pjesë në këtë festë, e cila organizohet në kuadër të qytetit të Winterthurit, e që si gjithnjë, edhe kësaj here do të ketë progrme të ndryshme që nga pasdita, e deri në orët e vona, duke pasur lojëra, ushqime, vallëzime, vizatime, tregime të grupeve të ndryshme dhe gjuhë të ndryshme të popujve që jetojnë dhe veprojnë në Winterthur me rrethinë.
Andaj në pjesën kulturore që në fakt fillon nga ora 19:00, me njëhere pas fjalimin të kryetarit të komunës dhe organizatorëve, do të fillohet pikërisht me Shoqërinë Kulturore dhe Artistike Dardania, e cila vepron tash e 29 vjet të veprimtarisë së saj, kurse kësaj here do të paraqitet me grup vallëzimesh të kombinuara nga trevat tona.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026









