Lajme
Sfarqa lë përgjithmonë Gjermaninë
Kryetari i ri i Ferizajt, Muharrem Sfarqa tha se do t’ia hapë dyert diasporës për të investuar në vendlindje. Ai tha se do të heq dora nga nënshtetësia gjermane për atë kosovare
Kosova ka disa vite që i hapur dyert për investimet e mërgimtarëve në atdhe, ndërsa komuna e Ferizaj do të jetë shembull i parë se si diaspora do të jetë e privilegjuar për investime në vendin e tyre.
Të paktën kështu premton “ambasadori i diasporës” në Kosovës, Muharrem Sfarqa, i cili erdhi nga Gjermania dhe u zgjodh kryetar komune.
Në një deklaratë dhënë për “albinfo.ch<http://albinfo.ch>” Sfarqa thotë nga diaspora ka sjellë kulturën evropiane të qeverisjes dhe menaxhimit, ndërsa deklarohet i gatshëm që ta dorëzojë nënshtetësinë e Gjermanisë, për ta mbajtur vetëm atë të Republikës së Kosovës.
“Kam sjell përvojën dhe bindjen se këtu duhet të instalohet një kulturë politike, në mënyrë që mos të shikohet politika si biznes apo si gënjeshtër e as si përfitim material, por si përgjegjësi”, deklaroi Sfarqa, i cili disa muaj më parë erdhi nga Gjermania, ku për disa vite udhëhoqi një biznes mjaft profitabil.
Ai tha se disa vite më parë e ka marrë nënshtetësinë e Gjermanisë, por se i është mundësuar që ta mbajë edhe atë të Kosovës. Edhe pse është deklaruar se ka vetëm letërnjoftim të ish-administratës së UNMIK-ut, thotë se është i gatshëm ta mbajë vetëm shtetësinë e Kosovës.
“Nëse kërkohet që ta mbajë vetë një nënshtetësi, natyrisht se do ta mbajë vetëm të Kosovës, sepse nuk mendoj të kthehem më në Gjermani. Kam hekë dorë nga atje”, deklaroi Sfarqa, i cili është konsideruar si faktor uniteti i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj.
I cilësuar si ambasadori i diasporës, Sfarqa tha se do t’ia hapë dyert bashkëkombësve, për të ardhur e investuar në Kosovë, ndërsa premtoi partneritet të Ferizajt me komunat e Gjermanisë.
“Ne do t’u ofrojmë mundësi bashkëpunimi që edhe ata të vijnë në Kosovë”, tha Sfarqa, i cili premtoi angazhim për partneritet të Komunës së Ferizajt me qytetet e Gjermanisë edhe me shkollat, edhe në lëmin e arsimit, të shëndetësisë edhe në çështjet tjera.
Kryetari i ri i Ferizajt, tha se është kthyer në atdhe për të marrë përgjegjësi dhe për të reflektuar përgjegjësi. “Me përkushtimin maksimal garantoj se do t’i plotësojë premtimet që i kamë dhënë”, deklaroi Muharrem Sfaqra, i cili javën që vjen e bën betimin para asamblesë komunale.
Ndryshe, në zgjedhjet e sivjetme lokale që u mbajtën me 3 nëntor dhe në balotazhin e 1 dhjetorit, kanë marrë pjesë tre përfaqësues nga diaspora, Muharrem Sfarqa në Ferizaj, Agim Bahtiri në Mitrovicë dhe Isuf Musliu në Shtime. Dy të parët u zgjodhën kryetarë komunash, ndërsa Musliu humbi në raundin e parë.
Sfarqa garoi nën petkun e Lidhjes Demokratike të Kosovës që drejtohet nga Isa Mustafa, ndërsa Bahtiri si kandidat i Aleancës Kosova e Re, parti kjo që drejtohet nga afaristi Behgjet Pacolli. Të dy përfaqësuesit e diasporës kanë ushtruar aktivitete biznesi në diasporë.
Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, ka thënë se Kosova ka nevojë për dijen dhe përvojën e diasporës. Ai ka thënë për mediet në Prishtinë se zgjedhja e këtyre dy personaliteteve në krye të komunave është mesazh i mirë për të ardhmen e Kosovës.
“Rastet e tilla mendoj se duhet të jenë edhe më tutje inkurajuese që edhe personat e tjerë të vijnë në Kosovë të ndihmojnë dhe të jenë pjesë e jetës publike në Kosovë. Kontributi i tyre do të ishte shumë i madh qoftë me investimet e tyre, qoftë me përvojën menaxheriale, e cila do të jetë në interes të shtetit të Kosovës”, ka thënë ministri Makolli.
Ai ka deklaruar se Kosova ka nevojë për dijen dhe kapitalin e bashkatdhetarëve.
“Ardhja e tyre mendoj se është një rast i mirë dhe dëshmon përkushtimin e mërgimtarëve tanë për të kontribuar për vendin e tyre, duke sjellë përvojën që kanë përfituar në vende të ndryshme të botës perëndimore”, është shprehur Makolli.
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












