Kosova
Serwer: Dhuna në Kuvend është pasqyrë e keqe për Kosovën
Analisti amerikan: Dhuna në Kuvend është pasqyrë e keqe për Kosovën
Së fundmi, edhe analisti amerikan, Daniel Serwer, e konsideron si pasqyrë të keqe dhunën e në Kuvendin e Kosovës. Ai tha se ajo që ka ndodhur të enjten e dëmton tempullin e demokracisë në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
“Ka ndodhur shpesh në shumë demokraci, madje ka ndodhur edhe në Shtetet e Bashkuara para 50 vjetësh, por nuk pasqyron mirë. Vetëm e dëmton Kosovën dhe shtetin e Kosovës”, ka deklaruar Serwer.
Analisti amerikan, që është njohës i mirë i politikave në Ballkan është deklaruar edhe për çështjen e veriut dhe deeskalimin e situatës atje.
“Pikëvështrimi im është se deeskalimi është shumë i rëndësishëm të bëhet, por duhet të bëhet nga të gjitha palët dhe çfarë po kërkon BE është shumë e njëanshme dhe më duket që ka kërkesa që duhet bërë edhe ndaj Serbisë gjithashtu”, tha ai.
Në pyetjen se a ka rrethana të mbahen zgjedhjet në veri, Serwer tha se nuk do të kishte fare kuptim mbajtja e zgjedhjeve nëse serbët përsëri i bojkotojnë ato.
“Duhet të jemi të sinqertë, serbët e Kosovës janë nën kontrollin e Beogradit. Pra, duhet bërë kërkesë edhe nga Beogradi që të zotohet që të inkurajojnë serbët e Kosovës që të marrin pjesë në zgjedhje. Unë nuk e kam parë ende këtë duke ndodhur”, tha ai.
Analisti amerikan foli edhe për raportet ndërmjet Kosovës e BE-së, për të cilat ai tha se janë të këqija. “Por, është më se e qartë se Kosova duhet t’i përmirësojë marrëdhëniet e veta me Uashingtonin dhe Brukselin dhe i kisha inkurajuar autoritetet në Kosovë që të jenë të vëmendshme ndaj kësaj nevoje. Kosova është vend i vogël, që ka fqinjë armiqësorë dhe ka nevojë për miq”, tha Serwer.
Ai po ashtu foli edhe për raportet e ndërkombëtarëve në relacion me Serbinë, duke i konsideruar si të tepruara.
“Mendoj që Perëndimi po e tepron me tërheqjen e Serbisë dhe duke fituar shumë pak nga ajo. Mendoj se janë dy shkaqe për këtë, e para është që diplomatët amerikanë kanë premtuar se mund ta sjellin Serbinë në Perëndim, e që unë mendoj që është e pamundur me personat siç është Vulini. Është po ashtu edhe për shkak të asaj se Serbia ka lejuar që një pjesë e municionit të shkojë në Ukrainë. Unë mendojë që është një arsye e papranueshme”, tha Serwer.
Në pyetjen se a janë dëmtuar raportet diplomatike ndërmjet Kosovës e SHBA-së sa i përket koordinimit për veriun, ai tha se këto raporte janë “dëmtuar”.
“Duket se ka shumë diplomatë amerikanë dhe evropianë që ankohen për mos-koordinim nga Kosova. Nuk e di se çka ka ndodhur saktësisht, por është e qartë se marrëdhëniet me Evropën dhe SHBA-në janë dëmtuar. Kosova është një vend i vogël dhe nuk mund t’ia dalë të navigojë nëpër botë e vetme, i duhen miqtë”, tha edhe njëherë Serwer.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












