Lajme
Sërish protestë kundër rastit “Monstra”
Protesta filloi pak para orës 14, ndërsa ndryshe nga herët e tjera, sot u vërejt një numër më i vogël i protestuesve. Protesta përfundoi e qetë
Qindra shqiptarë kanë protestuar të premten në Shkup, kundër dënimeve për rastin Monstra. Marshi protestues nisi nga qendra tregtare “Çairçanja” për të përfundur e qetë afër qendrës tregtare “Mavrovasja”, ku kanë qenë të stacionuar një numër i madh i forcave policore.
Protesta filloi pak para orës 14, ndërsa ndryshe nga herët e tjera, sot u vërejt një numër më i vogël i protestuesve.
Protesta e qetë kësaj radhe udhëhiqej nga Këshilli Organizativ i kryesuar nga familjarët e të dënuarve. Kryetari i Këshillit, Bedri Ajdari theksoi se numri i vogël i protestuesve krahasuar me javët e kaluara, është pasojë e presioneve nga pushteti maqedonas.
Protestat sërish i përkrahën figura të ndryshme të jetës politike dhe publike, ndërsa sërish ishte i pranishëm kryetari i Komunës së Strugës, Ziadin Sela dhe ish deputeti Hisni Shaqiri.
Protestuesit mbanin flamuj kombëtar dhe pankaratat “Duam Drejtësi”, “Respektoni faktet”, “Stop diskriminimit”, “Ku i kalon pushimet Ali Ahmeti e Menduh Thaçi?”, “Gordana terroriste”, “UÇK nuk është terroriste”, etj. Por gjithashtu janë dëgjuar edhe brohoritje dhe parulla kundër diskriminimit dhe drejtësisë selektive ndaj shqiptarëve.
Këshilli Organizativ ripërsëriti kërkesat e protestuesve për shpalljen e pafajshëm të dënuarit për rastin Monstra dhe lirimin e tyre, shkarkimin e prokurores dhe gjykatësit të rastit, dhe dorëheqjen e ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska.
Këshilli Organizativ i Protestës kërkoi po ashtu lirimin e menjëhershëm të gjithë të arrestuarve në protestat në Shkup dhe Tetovë, derisa nuk plotësohen këto kërkesa protestat nuk do të ndërpriten.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











