albinfo.ch
Sport
Sërish fitojnë djelmoshat e FC Kosovës 3:0
FC Kosova vazhdon rrugëtimin drejt titullit të kampionit në Ligën e 2 Interegjionale.
FC Kosova e Cyrihut ka mposhtur FC Kreuzlingenin me rezultatin e thellë 3-0.
Pjesa e parë e takimit u mbyll pa gola.
Kosova dhe Kreuzlingeni ishin jashtëzakonisht të kujdesshëm në lojë. Me gjithë shanset e shumta të Sadikut (38), Jusuf Shales (37), pjesa e parë ka mbaruar pa gola.
Jo të gjithë shikuesit ishin kthyer në vendet e tyre në pjesën e dytë, kur FC Kosova e Cyrihut ka kaluar në epërsi. Pas një goditje nga këndi, Jusuf Shala ka reaguar shpejt dhe ka shënuar golin e parë në këtë përballje me FC Kreuzligen. Përkrahja e tifozëve nuk ka munguar gjatë gjithë ndeshjes. Golin e dytë e ka shënuar Alban Hotnjani.
Mehmet Hasani solli golin e tretë në minutën e 88-të. Ky rezultat mbeti deri në përmbyllje të këtij takimi. FC Kosova e Cyrihut ka shënuar fitoren e katërt në ndeshjen e katërt në grupin e gjashtë të Ligës së 2 Interegjionale.
Gjatë festave ka një pushim në kampionat.
SV Lyss është kundërshtari i ardhshëm i FC Kosovës. Ndeshja e radhës zhvillohet të shtunën, në 15.30, në Zürich.
FC Kosova
Gigi Proietti, Shpëtim Sadiku, Nesret Ljimani, Jeton Jakupi, Bajram Zecirovci, Alban Hotnjani (85 Gökhan Berisha), Mikel Lazri, (69 Shqiprim Thaçi), Atdhe Gashi, Jusuf Shala dhe Edmond Kabashi (79 Mehmet Hasani).
Në bankën rezervë: Caner Öztürk, Ermir Avdija, Zahir Idrizi dhe Elbasanit Thaqi.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë













