Lajme
Sërish dështon seanca konstituive në mungesë të PAN-it
Me gjithë këtë kryesuesi i seancës Adem Mikullovci ka lejuar debat parlamentar. Por ai ka paralajmëruar se do të thërras një takim konsultativ me koalicionin PAN të mërkurën
Në mungesë të kuorumit për shkak të mungesës së deputetëve të koalicionit PAN dhe minoriteteve ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Me gjithë këtë kryesuesi i seancës Adem Mikullovci ka lejuar debat parlamentar. Por ai ka paralajmëruar se do të thërras një takim konsultativ me koalicionin PAN të mërkurën, transmeton albinfo.ch.
Ai tha se në këtë takim do të shkoj vetëm me një pikë të rendit të ditës që t’i pyes se kur janë të gatshëm të vijnë në seancë dhe ta propozojnë kandidatin për kryetar. Ndërsa shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca theksoi se PAN po e bojkotojnë themelimin e institucioneve duke mos u shfaqur në Kuvend, për shkak se siç tha ai nuk i kanë numrat. Sipas tij, një gjë është e sigurt, Qeveria e Kosovës ose do t’i ketë 81 vota me në krye VV ose do t’i ketë 59 vota me në krye PDK-në.
Konjufca tha se nëse PAN nuk ka kandidat tjetër pos Veselit le të vijnë dhe ta qesin në votim dhe ata do të marrin pjesë në votim e po ashtu propozoi që seanca t’ua zë vendin tryezave të cilat po i kërkon PAN-i. Ndërsa shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka propozuar një tryezë me partitë politike që të diskutojnë se si t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese në lidhje me zhbllokimin e punës së Kuvendit.
“Bllokues janë koalicioni PAN dhe kjo po dihet. Përshëndes deklaratën e ambasadorëve. Kjo situatë nuk mund të vazhdojë me tutje, dhe ne po shqyrtojmë hapat kushtetues dhe jemi duke punuar me sqarimin e bazës juridike”, ka thënë Hoti. Ndërsa deputetja nga radhët e koalicionit LAA, Mimoza Kusari-Lila deklaroi se kriza politike po i kushton Kosovës me humbje të mëdha. Ajo tha se nëse vazhdohet kështu ekziston mundësia e mbajtjes së zgjedhjeve tjera të jashtëzakonshme.
Një propozim konkret ka paraqitur edhe deputeti i LAA-së, Arben Gashi por kryesuesi ka thënë se nuk mund të vazhdohet pasi ai bie ndesh me rregulloren e punës së Kuvendit.
E-Diaspora
-
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO Nis iniciativa për përfshirjen e veshjes tradicionale të Hasit në UNESCO... -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











