Lajme
Serie A rikthen tifozët në stadium
Kampionati italian i futbollit hapi dje siparin e sezonit e ri 2020-2021.
Dje u luajtën dy ndeshjet e para, mes Fiorentinas dhe Torinos e fituar me rezultatin 1-0 në favor të violave dhe Roma-Verona, e cila përfundoi me rrjeta të paprekura. Ndërsa sot u luajt Parma-Napoli, e cila përfundoi me rezultatin 0:2.
Por pavarësisht se nuk e nisi siç duhet startin e këtij kampionati, Parma duhet të gëzohet pasi në shkallët e stadiumit “Ennio Tardini”, ishin të pranishëm 1000 tifozë.
Para hyrjes në stadium, tifozët iu nënshtruan një kontrolli të rreptë për temperaturën dhe masat e parashikuara në protokollin e sigurisë, ndërsa nuk mungonin as maskat. Federata italiane e futbollit ka vendosur fillimisht që të lejojë në stadiume 1000 tifozë.
Ky vendim është përqafuar nga shumica e ekipeve, por drejtori sportive i Interit, Beppe Marttoa, në një intervistë për mediat, shtroi hipotezën që stadiumet të mbushen të paktën me 40% të kapacitetit të tyre, pasi sipas tij, mungesa e tifozëve krijon një “gropë” të madhe në bilancet e klubeve.
E-Diaspora
-
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, Mes lotësh, ylli kosovar tregon fëmijërinë e vështirë dhe përkushtimin e prindërve për suksesin e tij... -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Londër
Në Londër hapet ekspozita “Metamorph” e artistes Gabi Pallaska -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë














