Futboll
Serie A: Masa serioze, kush shkel rregullat, dënohet me përjashtim
Në Serinë A po vazhdojnë prej ditësh kontrollet e inspektorëve shëndetësorë dhe federatës për respektimin e protokollit shëndetësor për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, por FIGC ka bërë të ditur masa të ashpra për shkelësit.
Juventus dhe Sampdoria janë skuadrat e fundit që u vendosën në lenten e inspektimit dhe siguria ishte optimale, por për ata që do ta shkelin, do të ketë dënime.
Në sintezën e mbledhjes në federatën italiane të futbollit mësohet se skuadrat që nuk do të respektojnë rregullat higjienike dhe sigurinë, do të përjashtohen nga kampionati aktual. Nuk do të ketë mundësi apelimi dhe cilido ekip shkelës do të dënohet për të mos cenuar sezonin që është dëmtuar edhe kaq në masë të madhe nga pandemia.
Kampionati italian i futbollit është gati të rikthehet me kalendarin normal në 20 qershor me dyer të mbyllura për tifozët, por rikthimi i mbështetësve në impiante po shihet gjithmonë e më tepër me besim./tch
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












