Lajme
Serbisë i duhet një president që njeh Kosovën
“Serbia ka nevojë për një president që do të shkurtojë nyjën gordiane të problemit të Kosovës duke thënë se Kosova është e pavarur”, ka thënë lideri i Liberaldemokratëve serbë, Çedomir Jovanoviq
Kryetari i Partisë Liberal-Demokratike të Serbisë, Çedomir Jovanoviq, i cili në vijimësi ka pasur një qasje me objektive dhe proaktive në raport me Kosovën dhe rajonin, ka thënë se Serbia ka nevojë për një president që do të shkurtojë nyjën gordiane të problemit të Kosovës duke thënë se Kosova është e pavarur.
Ai në një konferencë për media të mbajtur në Beograd ka thënë se Serbisë “do t`i duhej një udhëheqës që do t`i ndryshonte marrëdhëniet në rajon, i cili do të thoshte se Serbia ka nevojë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe jo vetëm për vlerat evropiane dhe të hapë kapitullin e anëtarësimi në NATO”, raporton agjencia serbe e lajmeve “Beta”, përcjellë KlanK.
Jovanoviq duke komentuar kandidaturën e kryeministrit aktual Aleksandar Vuçiq për president të Serbisë ka deklaruar se “ky vendim është rezultat i dëshirës së tij për të konsoliduar pushtetin e vet” dhe sipas tij, “homogjenizimit të koalicionin qeverisës si dhe t`i sjellë disfatë të forcave demokratike”.
Liberaldemokrati serb theksoi po ashtu se vendimi i Vuçiq nuk ishte befasi dhe “se qëllimi i tij ishte i qartë dhe se nuk kishte vend për dilemë”
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











