CH-Ballkani
Serbia, vendi i dytë në botë për nga numri i armëve ilegale
Në botë vetëm shtetasit e SHBA-ve kanë më shumë armë se qytetarët e Serbisë.
Askush nuk e di sa ka armë ilegale në duart e qytetarëve të Serbisë. Autoritetet thonë se shifrat mund të jenë prej 200.000 – 900.000 pistoleta, pushkë, bomba, zolja… Ndërsa ekspertët vlerësojnë se në duart e qytetarëve janë rreth një milionë armë ilegale, sa ka edhe armë me leje.
Ndërkohë që rreth një milionë armë ka policia dhe shërbimet private të sigurisë. Kjo do të thotë se çdo i dyti person i rritur në Serbi ka qasje te armët e zjarrit.
Revistat e huaja e vendosin Serbinë në vendin e dytë në botë, për nga numri i armëve në duart e qytetarëve, menjëherë pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan DW.
Nuk ka dilemë që numri më i madh i armëve ka ardhur në Serbi gjatë kohës së luftërave ne vitet 90-të. Armët thjesht janë marrë nga kazermat e Armatës Popullore të Jugosllavisë apo nga njësitë paramilitare.
Në kohërat e gjakderdhjeve, askush nuk është kujdesur për regjistrimin e armëve. Të gjitha këto armë mund të përdoren, thotë Predrag Petroviq, drejtor i Qendrës për Politikë të Sigurisë, përcjell albinfo.ch.
Por edhe pas luftës janë marrë armë nga magazinat e policisë dhe ushtrisë. Për shembull, gjatë protestave të opozitës me 5 tetor, kur është rrëzuar regjimi i Millosheviqit, nga një stacion i policisë në Stari Grad janë marrë 500 copë armë, të cilat kanë përfunduar në duart e klanit të Zemunit, i cili më pas është akuzuar për vrasjen e ish-kryeministrit Zoran Gjingjiq.
Gjëra të tilla kanë ndodhur edhe më vonë, sepse në një kontroll të rregullt në nëntor në kazermën e ushtrisë në Ostruzhnicë është konstatuar se mungojnë 70 pistoleta, 5 pushkë dhe dy kontejnerë me municion.
Siç raporton DW, Ballkani konsiderohet si bazë e kontrabandimit të shumë gjërave, ku nuk përjashtohen as armët. Armët e shitura më së shumti shkojnë në drejtim të Evropës Perëndimore për shkak të çmimeve më të larta, thotë Petroviq. Këtu pistoleta mund të blehet në tregun ilegal për 100 – 150 euro, ndërsa në Perëndim shitet për më shumë se 1.000 euro, që do të thotë se përfitimi është shumë i madh.
Armët e shitura ilegalisht përfundojnë zakonisht në duart e kriminelëve dhe madje terroristëve. Serbia në katër vitet e kaluara ka shitur armë të kalibrit kryesisht të vogël në Lindjen e Mesme në vlerë prej 194 milionë euro. Këto armë janë prezantuar edhe në lajmet e mediave botërore. Ato mund të shihen në fotografitë e xhihadistëve.
Disa kallashnikovë të prodhimit të vjetër në Zastavën e Kragujevcit janë përdorur edhe gjatë sulmeve terroriste në Paris, ku janë vrarë 130 persona. Këtu është gjetur edhe një pistoletë gjysmëautomatike “Zastava M92″, e cila para tre vitesh i është shitur firmës amerikane Century Arms.
Qendra për Hulumtimet e Politikës Publike ka analizuar vitin e kaluar 400 rastet e përdorimit të armëve në Serbi. Në 120 raste janë përdorur armë ilegale, ndërsa vetëm në 22 raste armë legale. Në 258 rastet e tjera nuk dihet prejardhja.
Ministria e Brendshme e Serbisë i përgjigjet DW se në shtatë aksionet e legalizimit nga viti 1992 deri më sot, janë legalizuar 100.000 copë armë. Aksioni më i suksesshëm ka qenë „Sablja” (“Shpata” – aksioni pas vrasjes së Gjingjiqit), kur qytetarët kanë dorëzuar 47.852 copë armë. Ndërsa 34.917 persona kanë kërkuar legalizimin e armëve. Janë kthyer edhe rreth dy milionë fishekë. Aksionet që janë zhvilluar më vonë, kanë qenë më të dobëta.
Në vitin 2007 janë dorëzuar vetëm 8.445 armë. Ndërsa në tetë vitet e ardhshme shteti nuk ka bërë asgjë për mbledhjen e armëve. Vitin e kaluar janë mbledhur 7.545 armë, ndërsa këtë vit në procesin e legalizimit janë vetëm 1.410 armë.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












