Kosova
Serbia thotë se nuk shkel detyrimet e dialogut me projektligjet për Kosovën
Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë ka reaguar lidhur me komentet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e Bashkimit Evropian që konstatoni se Serbia me dy projektligjet e saj për Kosovën po shkel detyrimet nga dialogu.
Ministria është munduar të arsyetojë se do përmirësim të jetesës së njerëzve duke insistuar, përkundër kritikave të ndërkombëtarëve, se nuk ka shkelur zotimet e dala nga dialogu.
“Legjislacioni në fjalë është në të vërtetë për mbrojtjen e të drejtave dhe sigurinë shoqërore të popullit serb në Kosovë, duke qenë në linjë me përkushtimin tonë më të gjerë për stabilitet në rajon. Edhe me rezolutën e Kombeve të Bashkuara, të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme, përmes së cilës BE-ja mori rolin e ndërmjetësuesit në dialog, thuhet se dialogu duhet të ketë synim përmirësimin e jetës së njerëzve. Me masat e propozuara, Beogradi kërkon të arrijë pikërisht këtë qëllim – të përmirësojë kushtet e jetesës dhe kualitetin e jetës së serbëve në Kosovë”, thuhet në reagimin e MPJ-së serbe në platformën X.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian e patën kritikuar ditët e fundit Serbinë për këto vendime. Ato thanë se Serbia ka shkelur detyrimet nga dialogu i Brukselit duke miratuar projektligjin për, siç e quajti ajo, organizimin dhe kompetencën e autoriteteve gjyqësore serbe në ndjekjen e veprave penale të kryera në territorin e Kosovës, dhe projektligjin tjetër.
E, Kosova e akuzoi Serbinë për shkeljen e marrëveshjeve dhe shkeljen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës me këto projektligje.
Qeveria serbe të hënën miratoi projektligjin për juridiksionin gjyqësor në Kosovë dhe atë për shpalljen e Kosovës “zonë të mbrojtjes së veçantë sociale”.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











