Lajme

Serbia u bën thirrje qytetarëve të dorëzojnë armët ilegale

Disa ditë pasi në dy sulme me armë në Serbi mbetën të vrarë 17 persona, Ministria e Brendshme e vendit u kërkoi të dielën qytetarëve të dorëzojnë të gjitha armët e paregjistruara ose do të përballen me dënimin me burg.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë u ka kërkuar qytetarëve që të dorëzojnë të gjitha armët e paregjistruara, në të kundërtën, do të përballen me dënimin me burg, shkruan DW.

Individët që dorëzojnë armë, granata, municione dhe armë të tjera në pronësi të paligjshme midis 8 majit dhe 8 qershorit nuk do të përballen me asnjë akuzë penale, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Brendshme të Serbisë.

Ata që nuk e respektojnë urdhrin, do të përballen me ndjekje penale dhe mund të dënohen me shumë vjet burgim, paralajmëruan zyrtarët e qeverisë serbe, përcjell albinfo.ch.