Lajme

“Serbia sot pranon e pavarësinë”, thotë Thaçi

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka thënë gazetës “Express”, se Serbia sot e pranon pavarësinë e Kosovës.

Ai është shprehur i sigurt se marrëveshja për përfaqësim rajonal do të nënshkruhet, derisa Rezolutën 1244 sërish e ka quajtur të vdekur.

“Me marrëveshjen e re që do të arrihet sot në Bruksel, Serbia do ta pranojë pavarësinë e Kosovës. Ajo po e pranon Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, kurse Rezoluta 1244 ka qenë e vdekur dhe mbetet e vdekur”, ka theksuar kryeministri Thaçi.