Kosova
Serbia shkel Marrëveshjen për normalizim
Serbia ka shkelur Marrëveshjen e Brukselit dhe të Ohrit për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën, duke kërcënuar shtetet që përkrahin anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës, shkruan koha.net.
Neni katër i Marrëveshjes bazë thotë se “Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare”, përcjell albinfinfo.ch.
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka kërcënuar Malin e Zi, pasi përfaqësuesi i këtij shteti në KE ka votuar pro aplikimit për anëtarësimit të Kosovës.
“Mali i Zi ka mundur të paktën të përmbahej. Duhet të veprojmë me reciprocitet. Mali i Zi ka votuar për pranimin e Kosovës. Edhe atyre do t’u duhet ndonjëherë vota jonë, në të cilën sigurisht që s’mund të llogarisin”, ka thënë Daçiqi të martën për RTS-në, raporton “N1”, përcjell albinfo.ch.
Daçiqi ka shprehur befasinë e tij për votën abstenuese të Ukrainës. Sa i përket abstenimit të Bosnjës, ka kaluar te çështja e “integritetit territorial”. Për të befasuese kanë qenë edhe abstenimet e Greqisë dhe Sllovakisë.
Ministri i Jashtëm serb ka falënderuar Qipron, Spanjën, Rumaninë, Azerbajxhanin dhe Gjeorgjinë, e po ashtu edhe Hungarinë, që si shtet njohës, votoi kundër aplikimit të Kosovës në Këshill të Evropës, shkruan koha.net.
Tutje ai ka deklaruar se përderisa nuk ka asociacion, asnjë pikë e Marrëveshjes së Ohrit nuk është valide.
Pas votës kundër të Serbisë, të hënën në mbrëmje presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shkroi në Twitter se Serbia ka shkelur Marrëveshjen e Brukselit me lobimin dhe votën e saj kundër pranimit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në KE, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










