Lajme
Serbia sfidon, thotë se do të vazhdojë vaksinimin në Kosovë
Ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq, ka thënë se Serbia do të dërgojë vaksina kudo që është e mundur “në krahinën jugore”, duke iu referuar Kosovës.
Këto deklarata ai i bëri pas një reagimi të kardiologut Fahri Beqa, i cili tha se vaksinimi i serbëve në veri nga ana e Serbisë është vaksinim në baza etnike, e madje është edhe shkelje e konventave ndërkombëtare.
“Vaksinimi i qytetarëve serbë në Kosovë nga Serbia është vaksinim në baza etnike (ethnically based vaccination) dhe përveç implikimeve politike dhe ndërshtetërore, paraqet shkelje të konventave ndërkombëtare për qasje në shërbimet shëndetësore, për më tepër edhe shkeljen e të drejtave të njeriut”, ka shkruar Beqa në reagim.
Ndërkaq, Stefanoviq tha se janë të pakuptimta këto deklarata, duke theksuar se Serbia kryen vaksinim kudo që ka mundësi “në krahinën jugore”.
Në televizionin serb “Prva” ai tha se vaksinimi bëhet vetëm në bazë të parimeve mjekësore dhe shëndetësore dhe shtoi se Serbia nuk ka sovranitet të plotë ndaj Kosovës, ndaj nuk mundet të ndërmarrë masa në të gjitha pjesët e Kosovës, përckell Albinfo.ch.
“Nuk kemi mundësi të intervenojmë në pjesë të caktuara në Kosovë. Ne e bëmë këtë aty ku është e mundur, por kjo po bëhet vetëm mbi parimet shëndetësore. Situata epidemiologjike edhe më parë ka qenë, e edhe tani është e rëndë, dhe aty ku kemi mundur ta sigurojmë, e kemi bërë për të ndihmuar”, deklaroi ministri serb, Stefanoviq.
Ai tha se institucionet e Kosovës nuk kanë kapacitet për t’u ndihmuar as shqiptarëve, dhe, sipas tij, askush nuk pret se do t’u ndihmojnë serbëve që jetojnë “në krahinën jugore”.
Janë të pakuptimta, sipas tij, deklaratat mjekësore se vaksinimi po kryhet në bazë të parimit etnik.
Ai tha se është mirë që presidenti Vuçiq dhe qeveria e Serbisë ia dolën të sigurojnë vaksinën dhe se “vaksinimi do të vazhdojë në tërë vendin tonë”.
Stefanoviq tha se nëse do të kenë mjaftueshëm vaksina, asgjë nuk do t’i pengojë që një sasi të shkojë edhe në Republikën Serbe të Bosnjë e Hercegovinës.
I pyetur nëse kjo mund të nxisë probleme në Bosnjë, ai tha se Serbia dëshiron të ketë raporte të veçanta me të gjithë në BH dhe se Serbia “nuk e ka refuzuar askënd kur ka kërkuar ndihmë nga ne”.
“Natyrisht se e duam Republikën Serbe dhe popullin tonë, por çfarë përkeqësojmë nëse ndihmojmë dikë, çka ka të keqe këtu, ne kështu ndihmojmë tërë Bosnjë e Hercegovinën… ose ata mendojnë se aty ku jetojnë serbët nuk duhet investuar asgjë e të mos ndihmojmë”, deklaroi ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












