Kosova

Serbia sërish shkel marrëveshjen e Brukselit

Serbia ka vazhduar qasjen e saj destruktive ndaj Kosovës dhe ndaj vetë marrëveshjes së arritur në Bruksel më 27 shkurt, përcjell albinfo.ch.

Ajo e ka shkelur marrëveshjen me Kosovën, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe të përkrahur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e falënderuar Hungarinë për votën kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Në emër të Serbisë dhe popullit të saj, ministri i Jashtëm Daçiq falënderoi për qëndrimin e fundit në lidhje me kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës”, u bë ditur në një postim në Twitter nga MPJ e Serbisë.