Lajme
Serbia merr datën, Shqipëria në qershor
Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian vendosi që data për Shqipërinë të shtyhet për në qershor të vitit të ardhshëm. Serbia nisë negociatat me 21 janar
Shqipëria e ka humbur të martën shansin që ta marrë statusin e vendit kandidat, pasi që Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian vendosi që data për Shqipërinë të shtyhet për në qershor të vitit të ardhshëm. Ndërsa Serbia me 21 janar nisë bisedimet për anëtarësim.
Në takimin e sotëm, Këshilli i Ministrave e konsideron progresin e bërë dhe përpjekjet e intensifikuara nga qeveria e re, por perspektiva e qartë për statusin e vendit kandidat, siç u tha, do të jetë pas gjashtë muajve.
“Shqipëria duhet të punojë mirë dhe është në dorë të saj që statusi të meritohet” ky ishte mesazhi që doli në Brukseli nga eurokomisioneri Stefan Fule, citon BW. Ai më tej vlerësoi hapat që ka kryer shteti shqiptar në rrugën drejt integrimit si dhe konsensusin e arritur nga klasa politike.
“Shqipëria ka bërë hapa impresiv përpara, sidomos reforma e integrimit në shumë fusha, nga shtatori nuk ka shumë, por Qeveria dhe Parlamenti i ri kanë treguar se kanë mundësi për të mbajtur një konsensus politik…Dhe siç e thashë, Shqipëria është në rrugë të mbarë dhe do vijojë me reformat dhe kjo çështje do zgjidhet në të ardhmen”, tha ai.
Ndryshe, Komisioni Evropian kishte propozuar që Shqipërisë t’i jepet statusi i vendit kandidat. Mirëpo, ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian ishin ndarë në qëndrimet lidhur me propozimin e Ke-së. Ata thonë se e njohin përparimin e bërë, por e kanë shtyrë vendimin.
Ndërsa shumica e tyre janë në favor, burime diplomatike i thanë Zërit të Amerikës, se pesë shtete anëtare Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Holanda dhe Danimarka, kanë propozuar, një ndryshim në tekstin e projekt përfundimeve, ku kërkojnë që Statusi të jepet qershorin e ardhshëm.
“Këshilli mirëpret veprime të mëtejshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe angazhimin e qeverisë së re për të intensifikuar përpjekjet në këtë fushë. Këshilli shpreson të marrë një vendim lidhur me dhënien e statusit të kandidatit Shqipërisë në qershor 2014”, thuhet në raport.
Javën e shkuar tetë vende anëtare, përmes një letre drejtuar presidencës lituaneze të BE-së dhe Përfaqësues së lartë për politikën e Jashtme, Catherine Ashton, u shprehën në favor të Statusit për Shqipërinë duke vlerësuar se ajo i kishte përmbushur detyrimet e saj.
Mediet nga Beogradi, ndërkaq thonë Këshilli i Ministrave në parim ka pranuar që Serbisë t’i jepet data e negociatave për anëtarësim. Bisedimet me Serbinë do të fillojnë me 21 janar, njofton agjencia serbe Tanjug.
Siç njofton B92 , në tavolinë ende është kërkesa e Gjermanisë dhe e Britanisë së Madhe e formuluar në dokumentin “non paper” që gjatë vazhdimit të negociatave për anëtarësim të Serbisë të insistohet në bashkëpunimin e plotë të Beogradit për normalizim marrëdhëniesh me Kosovën.
E-Diaspora
-
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit Më 7 shkurt 2026, Ansambli “Arbëresha” kremtoi 22-vjetorin e themelimit me një mbrëmje të gjallë kulturore,... -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale










