Lajme
Serbia mban pezull korridorin ajror të Kosovës
Dritan Gjonbalaj: mosfunksionimi i këtij korridori bën që fluturimet për dhe nga Prishtina të zgjasin dhe të kushtojnë më shumë

Prej vitit 1999, korridori me Serbinë, i cili lidh Evropën Perëndimore me atë Juglindore, është i pezulluar. Kjo, sipas autoriteteve kosovare dhe kompanive ajrore, po vazhdon të shkaktojë humbje të mëdha. Hapja e këtij korridori ajror, sipas tyre, do të ndihmonte në shkurtimin e kohës së fluturimit dhe rrjedhimisht uljen e kostos së operimit.
Drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, Dritan Gjonbalaj ka thënë se mosfunksionimi i këtij korridori ajror bën që fluturimet për dhe nga Prishtina të zgjasin më gjatë dhe të kushtojnë më shumë.
“Fluturimet bëhen më të gjata nga Budapesti në Prishtinë diku për 20 minuta. Këto 20 minuta janë kosto shtesë për kompaninë ajrore, e cila kosto reflektohet në çmimin kushtues të biletës. Pra, pasagjeri ynë paguan çmim më të lartë për shkak të këtij obstruksioni dhe gjithashtu fluturon më gjatë”, ka thënë Gjonbalaj për mediat kosovare.
Në dialogun Prishtinë-Beograd, temë diskutimi do të jetë edhe qarkullimi ajror. Në këtë dialog pritet të arrihet marrëveshja që ky korridor të hapet për të gjithë aeroplanët.
Humbjet që nga viti 1999, kur ky korridor ajror është mbyllur, janë të mëdha. Kompanitë ajrore janë ato, të cilat do të përfitonin nga hapja e këtij korridori, për shkak të shkurtimit të kohës së fluturimit dhe, rrjedhimisht, uljes së kostos së operimit.
Hapësira ajrore e Kosovës për fluturime të udhëtarëve vazhdon të jetë e mbyllur, ndërsa fluturimet për në Kosovë dhe jashtë saj kryhen vetëm përmes dy korridoreve për hyrje dhe dalje. Hapësira ajrore kontrollohet nga kosovarët dhe NATO-ja.
E-Diaspora
-
Alban Dervishi, shqiptari që udhëheq një nga anijet më të fuqishme të SHBA-së Alban Dervishi behet shqiptari i pare i cili merr komanden e luftanijes Amerikane...
-
Një festë e diversitetit dhe e bashkëpunimit ndërkomunitar
-
Kush po i organizon shqiptarët e Zvicrës?, vjen numri më ri i magazinës albinfo.ch
-
Zhvillo karrierën tënde aty ku vlerësohet: smzh ag të ofron më shumë se një vend pune
-
Akuzohet kosovari, i dyshuar si shef i “degës zvicerane” të organizatës terroriste
Jeta në Austri
-
Austri: 27% e të rinjve me prejardhje migrante braktisin herët shkollimin Në Austri, më shumë se 100,000 të rinj kanë përfunduar shkollimin e detyrueshëm në maksimum dhe...
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj