Lajme

Serbia kritikohet për kushtet nëpër burgje

Komiteti i Helsinkit:Burgjet në Serbi janë të mbingarkuara dhe kushtet për të jetuar në ato janë jonjerëzore dhe fyese

“Burgjet dhe qendrat e burgimit në Serbi janë të mbingarkuara dhe trend i kësaj është në rritje”, tha të enjtën Ivan Kuzminoviq nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Beograd

Diku 11. 500 njerëz gjenden aktualisht në burgjet apo qendrat e burgimit në Serbi, derisa kapaciteti i burgjeve në këtë vend zyrtarisht është vetëm 8 mijë, u tha Kuzminoviq gazetarëve.

“Nga ky numër, më shumë se tre mijë të burgosurë janë në pritje të gjykimit-gjë që e bën Serbinë shtetin me numrin më të madh të këtyre të burgosurve në Evropë”, theksoi ai për të shtuar se paraburgimi është bërë një lloj ndëshkimi në Serbi.