Lajme

Serbia konteston privatizimin e Kosovës

Sipas Qeverisë së Serbisë, privatizimi në Kosovë është bërë në mënyrë të njëanshme, ku serbët nuk kanë marrë pjesë

Qeveria e Serbisë pretendon se privatizimi në Kosovë, që nga paslufta, është bërë në mënyrë të njëanshme, prandaj nëpërmjet Zyrës për Kosovën në Beograd, e ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për të shqyrtuar kushtetutshmërinë e privatizimit që nga viti 1999 e deri më sot.Drejtori i Zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Aleksandë Vulin ka paralajmëruar më herët dorëzimin e kësaj kërkese duke sqaruar se e njëjta gjë do të kërkohet edhe nga institucionet ndërkombëtare. “Nuk mund të blini diçka që është e vjedhur. Duhet se pari të vërtetohet kujt çka i takon, dhe pastaj mund të mendojmë për privatizim”, ka thënë Vulin për REL.

Sipas përfaqësuesit serb, privatizimi në Kosovë është bërë në mënyë të njëanshme, ku serbët nuk kanë marrë pjesë.Ndërkaq i menjëhershëm ka qenë reagimi i Agjencia Kosovare e Privatizimit. “Agjencia Kosovare e Privatizimit, vazhdon punën e saj dhe nuk pengohet nga deklaratat boshe politike. AKP ka ekskluzivitetin e privatizimit të prnës shoqërore në Kosovë, në bazë të kushtetutës dhe ligjit dhe ka obligim ligjor dhe kushtetues privatizimin e ndërmarrjeve shoqërore të vendit tonë edhe jashtë territorit të Kosovës”, ka thënë Arta Gosalci zëdhënëse e AKP-së.Gosalci thotë se Agjencia Kosovare e Privatizimit, ka shtrirje gjithëpërfshirëse në tërë territorin e Kosovës. Gjithashtu ka të hapura edhe 3 zyra satelitore: Leposaviq, Shtërpcë dhe Graçanicë. “E vërteta është se autoriteti i AKP-së njihet nga të gjithë qytetarët e Kosovës, edhe ata të komunitetit serb, të cilët jo vetëm se janë pjesëtarë të stafit të Agjencisë por edhe blerës,” ka thënë Gosalci.