Kosova
Serbia konfirmon kërkimet pranë Novi Pazarit për varrezë masive me civilë shqiptarë
“Besoj se nga mesi i shtatorit duhet të kemi një datë për fillimin e gërmimit apo vlerësimit të lokacionit”, thotë Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar i Kosovës për Personat e Zhdukur.
Deponia e plehrave afër fshatit Kozhle në jugperëndim të Serbisë është një nga lokacionet që, sipas autoriteteve të Kosovës, mund t’i fshehë krimet e kryera nga forcat serbe kundër civilëve shqiptarë në Kosovë, gjatë luftës së viteve 1998/99.
Komisioni për të Pagjeturit i Qeverisë së Serbisë konfirmon për Radion Evropa e Lirë se kanë filluar përgatitjet për pastrimin e vendit dhe ndërtimin e një rruge hyrëse, pas së cilës gjë është planifikuar kërkimi i deponisë “Gollo Bërdo”, përcjell Albinfo.ch.
Gërmimet do të kryhen me kërkesë të Kosovës, e cila e ka informuar palën serbe për mundësinë që në këtë vend të jenë varrosur eshtra të civilëve të vrarë shqiptarë, të cilët figurojnë si të zhdukur për më shumë se dy dekada.
Gara thotë për Radion Evropa e Lirë se informacionet për këtë lokacion janë siguruar nga dëshmitarë të ndryshëm dhe se përgatitjet në terren kanë filluar më 26 gusht.
Këtë lokacion, në fund të gushtit, e vizituan edhe për përfaqësues të misionit të Bashkimit Evropian për sundim të ligjit në Kosovë, EULEX, bashkë me zyrtarë nga Kosova dhe nga Serbia.
“Ky aktivitet është zhvilluar në përputhje me përkushtimin e EULEX-it për t’i mbështetur institucionet përkatëse – duke u ofruar ndihmën e ekspertëve të mjekësisë ligjore – në zbardhjen e fatit të më shumë se 1.600 personave të zhdukur nga konflikti në Kosovë”, thuhet në një deklaratë të EULEX-it dhënë Radios Evropa e Lirë.
Gjatë luftës së viteve 1998 dhe 1999 në Kosovë u vranë më shumë se 13.000 civilë, kryesisht shqiptarë, ndërsa mijëra të tjerë u zhdukën.
Në territorin e Serbisë, që nga fillimi i viteve 2000, janë zbuluar pesë varreza masive me gati njëmijë trupa.
Sipas Kryqit të Kuq, në Kosovë janë ende 1.612 persona të pagjetur nga lufta.
Për gërmimet e lokacionit afër Novi Pazarit u ra dakord nga Grupet Punuese për Persona të Zhdukur të Kosovës dhe të Serbisë në takimet në Gjenevë në fund të janarit dhe fillim të korrikut të këtij viti.
Takimet u zhvilluan pas një bllokimi trevjeçar, ndërsa palët akuzuan njëra-tjetrën për mosbashkëpunim.
Gara thotë se në takime ka propozuar që të hetohen rreth 20 lokacione në Serbi, që dyshohet se janë varreza masive apo individuale të atyre që janë zhdukur gjatë luftës.
Megjithatë, pala serbe kërkoi që t’i jepej përparësi lokacionit pranë deponisë së plehrave në lokacionin malor në Kozhle, shton ai.
Në Komisionin e Qeverisë së Serbisë për të Pagjeturit thonë se “kanë vepruar në përputhje me të gjitha kërkesat e Prishtinës, përveç lokacioneve për të cilat është rëndë dakord në mbledhjen e fundit të Grupit Punues, e që do të jenë në planin e punës për vitin e ardhshëm”./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












